Shpërthim i fuqishëm në Bejrut/Liban! Raportohet për dëme të mëdha dhe viktima

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeqytetin libanez i Bejrut-it është tronditur këtë pasdite nga dy shpërthime masive, në depot e portit.

Në pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale mund të shihet impakti i fuqishëm i shpërthimit në zonën përreth vendit të ngjarjes ku janë shembur shumë ndërtesa.

Për momentin dyshohet se shkak është bërë zjarri i rënë në një fabrikë fishekzjarresh.

Shpërthimi i parë ndodhi pas orës 6pm, me orën lokale të martën. Ndërsa disa minuta më pas, erdhi dhe shpërthimi tjetër.

Në pamje shihet vala e tymit që përhapet nëpër godina që ndodhen kilometra larg duke thyer xhama e duke bërë dëme të konsiderueshme. Një re në formë kërpudhe duket në qiell ndërsa si pasojë e shpërthimeve raportohet të ketë të lënduar.

Shpërndaje
Share.

Komento