Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në orët e para të mëngjesit te “Komuna e Parisit”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Komuna e Parisit”. Ngjarja ka ndodhur në derën e një lokali, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Duke qenë se ishin orët e para të mëngjesit, për fat të mirë nuk ka pasur as kalimtarë të lënduar. Nuk dihen arsyet  e kësaj ngjarjeje, por policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 26.07.2019  në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘Komuna e Parisit’, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Shpërndaje
Share.

Komento