Vlora është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë ku këtë herë një banesë është përfshirë nga flakët. Ngjarja mesohet të ketë ndodhur në fshatin Skrofotinë të Vloës dhe sipas Ballkanvveb shkak ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit, e cila shërbente për ngrohje.
Bëhet me dije se në banesë, në çastin që ka ndodhur ngjarja ka qenë vetëm gjyshi 80-vjeçar, i cili thjesht ka marrë dëmtime në duar dhe është dërguar në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Shuarja e flakëve është bërë nga forcat zjarrëfikëse, ndërsa ende po punohet për ndonjë shkak tjetër të mundshëm.