Edhe një tjetër deputet del “nul”, Doktor Taulant Balla me diplomë plagjiaturë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tjetër dotoraturë plagjaturë është zbuluar në parlamentin shqiptar dhe këtë herë stafetën e mban Taulant Balla, kreu i grupit paralamentar të PS.

Mirëpo ky nuk është një zbulim si gjithë të tjerët, pasi Balla mban gjithashtu dhe postin e Kryetarit të Grupit Negociator të Kuvendit në Parlamentin Europian, pozicion kyç ky për prezantimin e vendit në BE.

Ashtu si edhe diplomat e tjera, edhe atë të Ballës e ka bërë publike Taulant Muka, i cili deri tani ka nxjerrë disa zyrtar dhe politikanë shqiptarë me doktoratura të vjedhura.

“Zoti Balla shkruan në CV e tij që ka marrë doktoraturë Cumlaude që do të thotë me vlerësimin maksimal, ndërkohë që doktoratura e tij është plagjiaturë. Si mund të na përfaqësojnë ne persona të tillë në BE, kur e gjithë lufta në Bashkimin Eurpian është për pronësinë intelektuale”, tha Taulant Muka.

Ka qenë Top Story, i cili edhe disponon doktoraturën origjinale të Ballës në vitin 2015, që ka dhënë “goditjen” finale për këtë çështje.

Sipas Top Channel nëse i hedhim një sy kësaj doktorature, i gjithë kapitulli 5 është plagjiaturë. Ai e ka vjedhur atë informacion nga një punim shkencor i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel. Material i botuar në vitin 2009 dhe e mbrojtur me të drejtat e autorit.

Kapitulli 5 i doktoraturës së Zotit Balla fillon me këto fjalë: “Kapitulli i 5-të përmban propozime për të reformuar sistemin e vendimmarrjes në bashkimin Europian. Sugjerimet e mia në këtë reformë janë…”
Pra, Taulant Balla thotë se këto janë sugjerimet e tij personale për të reformuar institucionet e BE-së.

Por, nëse lexojmë sugjerimet që vijnë më poshtë, ato janë fjalë për fjalë sugjerimet që bën edhe artikulli që ka kopjuar, i vitit 2009: “Institucione më eficente të BE-së. Procesi i brendshëm i vendimmarrjes mund të përmirësohet në të gjitha institucionet e BE-së. Kërkon një përdorim më eficent në të gjithë ciklin politik, koordinim më të mirë ndërmjet strukturave të brendshme…

Institucione europiane më të përgjegjshme. Instrumente rregullatorë më të mirë gjithmonë kanë ndihmuar për të forcuar përgjegjësinë e Komisionit, në lidhje me grupet e interesit”.
Duket qartë se teksti nuk është i zotit Balla. Ai gënjen kur thotë që këto janë propozimet e mia.

“Nëse kërkon në Google me emrin e Taulant Ballës dhe doktoraturën e tij, titulli i doktoraturës së tij, të del motori i kërkimit të një prej faqeve ku ti mund të bësh punime, pra të blesh teza. Dhe unë nuk mund ta them me siguri, por mund të jetë një shenjë që ndoshta edhe e ka blerë atë doktoraturë që ai e ka marrë në Rumani. Në varësi të faqeve bën pagesën për atë punim. Dhe të përgatitet materiali dhe ti mund ta dorëzosh si punimin tënd. Patjetër që nuk është e ligjshme. Se atëherë nuk do ekzistonin universitetet”, tha Taulant Muka.

“Shumë veta të politikës, qoftë dhe asaj të quhet arsim dhe kulturë, nuk janë gjë tjetër veçse një mashtrim i madh, kurrë nuk kemi jetuar një mashtrim të madh në Shqipëri sa është në këto vitet e fundit”, tha studiuesi Moikom Zeqo.

Shpërndaje
Share.

Komento