Në prangat e policisë së Pogradecit ka përfunduar një 35-vjeçar pasi është kapur në flagrancë nga policia duke shpërndarë kokainë.
Mësohet se në prangat e policisë ka rënë shtetasi me inicialet A.T., i cili ishte në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit me mjetin e tij tip “Benz”, kur gjatë një kontrolli rutinë nga Policia iu gjetën doza kokainë gati për shitje.
35-vjeçari ra në prangat e Policisë dhe tashmë do të hetohet nga Prokuroria. Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Njoftimi nga Policia e Pogradecit
Kapet me doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, vihet në pranga poseduesi i tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 35 vjeç, banues në Pogradec.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 1, Pogradec, me mjetin tip “Benz”, gjatë kontrollit së të cilit iu gjetën e sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Trump lavdëron Giorgia Melonin pas takimit në Paris
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e përshkroi kryeministren italiane Giorgia Meloni si njeri “të drejtpërdrejtë” dhe tha se...