Shpallja e fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19, ja çfarë parashikon akti normativ

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme, qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Shqipërisë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Neni 39 i Kushtetutës, ngarkon qeverinë për shpalljen e fatkeqësisë natyrore dhe të marrë masat përkatëse, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë.

Fatkeqësitë natyrore konsiderohen tërmetet, përmbytjet dhe të gjitha dukuritë që ndikojnë në jetën e njeriut, mjedisin dhe gjënë e gjallë.

Ndërkohë Akti normativ për gjendjen e fatkeqësisë natyrore është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe, ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu qeveria ka të drejtë të ndalojë lëvizjen dhe punën.

Njëkohësisht i jepet e drejta të kontrollojë banesën dhe mjediset e saj.

Administrimi i situatës, i është besuar Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, me në krye Arben Ahmetajn.

VENDIM

Nr.243, datë 24.3.2020

 PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE

Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 18, tëpikës 1, të nenit 19, dhe tëpikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.

Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e tëshëndetit publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare.

Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje të fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat e jashtëzakonshme, si më poshtë vijon:

6.1. Institucionet publike:

  1. a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
  2. b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
  3. c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;

ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

  1. d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;
  2. dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;
  3. e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;

ë)  të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

  1. f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë masat parandaluese për të evituar infektimin;
  2. g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;
  3. gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:

  1. a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;
  2. b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;
  3. c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimin dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;

ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;

  1. d) të kufizojnë organizimin e grevave;
  2. dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;
  3. e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimin e të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;

ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.

6.3. Subjektet private:

  1. a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;
  2. b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes sëfatkeqësisë;
  3. c) të përfshihen nëdetyra tëveçanta, nëpërputhje me përgatitjen, aftësitëdhe me nevojën për tëndihmuar nëkapërcimin e gjendjes sëfatkeqësisënatyrore;

ç) të mbyllin ose tëkufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;

  1. d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

6.4. Shtetasit:

  1. a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve tëmbrojtjes civile, si dhe të ndjekin procedurat e kërkuara, nëmënyrëtëveçantëpër karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;
  2. b) të informojnë lidhur me tëdhënat qëndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile nëpërballimin e gjendjes sëfatkeqësisë;
  3. c) të përfshihen nëdetyra të veçanta, nëpërputhje me përgatitjen, aftësitëdhe me nevojën për tëndihmuar nëkapërcimin e gjendjes sëfatkeqësisënatyrore.

Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, tëdala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, mbeten në fuqi.

Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe tëgjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Kujtojmë këtu, se gjatë 24 orëve të fundit, bilanci i COVID-19 në vendin tonë shkoi në 146 të prekur, mes të cilëve 17 të shëruar dhe 5 viktma.

Në spitalin Infektiv ndodhen 72 persona, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shpërndaje
Share.

Komento