Skip to content
Të Gjitha

Shorti në Presidencë/ Emrat e anëtarëve të rinj të KED-së, zgjidhet edhe kryetari

· 2 min lexim

Anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë përzgjedhur sot nëpërmjet një shorti që u mbajt në ambientet e Presidencës në orën 11:00.

Nga shorti u zgjodhën anëtarët e KED-së që vijnë nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatat e Apelit, Prokuroritë e Apeleve dhe Gjykatat Administrative.

Të përcaktuarit e sotëm do të jenë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin e ardhshëm.

Pas shortit të hedhur nga ekspertët e drejtësisë, Këshilli i vitit të ardhshëm u përcaktua të jetë me anëtarët:

Marsida Xhaferllari – nga Gjykata Kushtetuese

Elsa Toska – nga Gjykata Kushtetuese

Ervin Kupe – nga Gjykata e Lartë

Adnan Xholi – nga Prokuroria e Përgjithshme

Astrit Kalaja – nga Gjykatat e Apelit

Elona Toro – nga Gjykatat e Apelit

Gjon Fusha – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve

Genti Xholi – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve

Erinda Selimi – nga Gjykatat Administrative të Apelit

Po kështu përveç nëntë anëtarëve shorti përcaktoi edhe anëtarët zëvendësues të cilët do të jenë:

Fiona Papajorxhi – nga Gjykata Kushtetuese

Ilir Panda – nga Gjykata e Lartë

Kujtim Luli – nga Prokuroria e Përgjithshme

Zeqine Sallaku – nga lista e kandidatëve të Gjykatës së Apelit

Kleanth Zeka – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve

Gentiana Xhelili – nga Gjykatat Administrative të Apeleve

KED-ja e vitit të ardhshëm do të drejtohet nga Ervin Pupe, i cili si përfaqësues i Gjykatës së Lartë, dhe sipas formulës së kompozimit të Këshillit, do të jetë automatikisht drejtues i saj.

Këshilli ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese.

/GazetaReforma.com/