Skip to content
Kryesore

Shorti i Kupës së Shqipërisë, përcaktohen çiftet çerekfinale

· 1 min lexim

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u hodh sot shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025, ku morën pjesë drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësues të klubeve dhe të mediave.

Skuadrat u ndanë në dy vazo: Vaza 1 përfshinte Egnatian, Partizanin, Vllazninë dhe Skënderbeun, ndërsa në Vaza 2 ishin Laçi, Dinamo City, Bylis dhe AF Elbasani.

Çiftet çerekfinale që rezultuan nga shorti janë:

• Bylis – Egnatia
• AF Elbasani – Vllaznia
• Laçi – Partizani
• Dinamo City – Skënderbeu

Takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me ndeshjet e para më 5 shkurt dhe ato të kthimit më 26 shkurt.