Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve, nga shtimi i kostos prej taksave pas rritjes së çmimeve të referencës

09:25 14/09/2023
Reading Time: 2 min lexim

Vendimi i botuar në muajin korrik për rritjen e çmimeve të referencës së apartamenteve, përveç shtimit të pagesave për taksën e ndërtesës pritet ndikojë edhe te rritja e çmimeve të shitjes së apartamenteve.

Sipas vendimit nr.457 të botuar në Fletoren Zyrtare më 27 Korrik 2023, çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat për 32 zonat kadastrale u rritën nga 5 deri në 76% krahasuar me vendimin e 2018-s.

Shoqata e Ndërtuesve prej disa ditësh ka ngritur shqetësimin se rritja e çmimeve mesatare referuese do të ndikojë si në rritjen e tatimit mbi të ardhurat që paguhet për rastet e transaksioneve të shitblerjes së pronës, por edhe te pagesat e taksës së ndikimit në infrastrukturë që paguajnë ndërtuesit dhe te detyrimet e tyre për taksën 3% të strehimit social.

Anëtarë të Shoqatës së Ndërtuesve pohuan për “Monitor” se rritja e barrës tatimore të sektori i ndërtimit jo vetëm do të frenojë aplikimet për leje ndërtimi, por edhe do të rrisë çmimet e apartamenteve.

“Taksa e ndikimit në infrastrukturë që paguajnë ndërtuesit llogaritet 8% për metër katror bazuar mbi çmimet e referencës. Nëse në një zonë të Tiranës ku p.sh më parë çmimi fiskal ishte 1200 euro për metër katror, për taksën e ndikimit në infrastrukturë ndërtuesi paguante 60 euro për metër katror. Me rritjen e çmimeve fiskale nëse në këtë zonë çmimi ka arritur p.sh 2,000 euro për metër katror ndërtuesi do të paguajë 160 euro për metër katror taksë për ndikimin në infrastrukturë.

Për shkak të rritjes së çmimeve të referencës do të paguhet më shumë në vlerë edhe taksa 3% e kontributit të strehimit social. Në këtë situatë çdo ndërtues që kërkon të aplikojë për marrjen e një leje ndërtimi përpara aplikimit llogarit kostot e ndërtimit, dhe rritja e barrës tatimore i shton kostot. Kjo jo vetëm do të frenojë në aplikimet për lejet e ndërtimit, por edhe pritet të rriten çmimet e shitjes së apartamenteve”, pohon Luigji Aleksi anëtar i shoqatës së Ndërtuesve.

Për këto arsye pohoi ai edhe në letrën dërguar kryeministrit Edi Rama Shoqata e Ndërtuesve propozoi që hyrja në fuqi e vendimit me çmimet e rritura fiskale të jetë graduale ose aplikimi kundrejt zhvilluesve të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojnë pas hyrjes në fuqi te vendimit.

Rritja e çmimeve të apartamenteve krahasuar me vjet ka nisur në zona të kryeqytetit. Në zonën pranë qendrës “Nobis” apartamentet në ndërtimet e reja po shiten çmim 3,500 euro për metër katror nga 3,000 euro për metër katror që ka qenë çmimi i mëparshëm në këtë zonë.

Rritje të çmimeve të apartamenteve krahasuar me vjet ka pasur edhe në zonën e Komunës së Parisit. Çmimet e ndërtimeve të reja variojnë nga 2,200 deri 2,300 euro për metër katror nga 1,900 euro për metër katror që ishin më parë.

Ndërsa në zonat periferike, siç është ajo e Kasharit çmimet maksimale kanë arritur deri në 950 euro për metër katror sipas ndërtuesve nga 750 deri në 850 që varionin vjet./Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Megaoperacioni anti-drogë nga ajri dhe toka, mbi 112 të arrestuar vetëm në Tiranë, përgjimet nisën 6 muaj më parë

Megaoperacioni anti-drogë nga ajri dhe toka, mbi 112 të arrestuar vetëm në Tiranë, përgjimet nisën 6 muaj më parë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English