Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shokon nëna e djemve që vranë taksistin: Me Abdullahun kisha lidhje intime, e tradhtoja burrin se ishte i alkoolizuar

14:30 07/08/2020
Reading Time: 3 min lexim

Dy vëllezërit Sajmir dhe Arsil Sherra nuk kanë duruar dot tradhtinë e nënës së tyre me taksistin Abdullah Budlla dhe ndaj kanë bërë plan për ta vrarë atë.

Sipas burimeve, lidhja jashtëmartesore e nënës së djemve me Abdullahun është bërë shkak për ekzekutimin e këtij të fundit. Madje, një nga vëllezërit, kur ka marrë vesh në fshat historinë, ishte larguar për dy vjet jashtë shtetit. Telefonata që i ka vënë kapak gjithçkaje ka qenë ajo mes vëllezërve, kur atij në Angli i është thënë se “Dulla ka tentuar të ngacmojë edhe motrën”.

Kaq ka mjaftuar që më i rrituri prej tyre, të nxjerrë armën e fshehur, ta fusë në thes dhe të urdhërojë më të voglin për të dalë nga shtëpia. Dy të rinjtë Saimir Shera i moshës 32 vjeç dhe i vëllai i tij më i vogël Arsil Shera 20 vjeç tashmë janë nën akuzë për “vrasje me paramendim” të Abdullah Budllës.

Një burim i gazetës SI, pranë Departamentit të Krimeve të Rënda ka thënë se dy vëllezërit kanë përdorur një makinë me qira në këtë krim, mjet të cilin e morën në datën 3 gusht nga shtetasi Gersian Çela. Të njëjtat burime shtojnë se mjeti me ngjyrë gri shfaqet në kamerat e sigurisë dhe nga puna hetimore e agjentëve, u zbuluan edhe targat duke shkuar më pas në agjencinë që jep makina me qira.

Kur policia ka shkuar tek makinat me qira dhe ka pyetur se kush e ka marrë makinën ngjyrë gri, ata kanë drejtuar gishtin tek vëllezërit Sherra.

Agjentët kanë mbetur pa fjalë nga dëshmia e dhënë përpara oficerëve të policisë nga e ëma e dy djemve. M/ Sherra, nënë e nëntë fëmijëve ka thënë përpara agjentëve policorë se kishte lidhje intime jashtëmartesore me Abdullah Budllën, 71 vjeç. Gruaja ka dalë në pension si nënë me shumë fëmijë dhe mësohet se ajo i kishte çuar madje mesazh viktimës pasi fillimisht kishte mësuar se kishte pësuar aksident.

“E mora vesh për aksidentin, inshallah ke shpëtuar mirë”, – deklaron t’i ketë shkruar e moshuara, pa e ditur se ndërkohë ai ishte vrarë nga dy djemtë e saj. Gruaja shton se më pas i kishte qenë në varrim viktimës dhe se gjatë ceremonisë vriste mendjen se kush mund ta kishte bërë krimin. Nëna e djemve pranon lidhjen intime me Abdullah Budllën dhe thotë se këtë fakt e dinte vetëm një të afërmit.

“Lidhjen me Dullën e justifikonim si lidhje miqësore dhe shpeshherë e merrja si taksist për të mos rënë në sy, – shton më tej e moshuara, ndërsa tregon se shpesh pinë edhe kafe me viktimën ‘si moshë e thyer që ishim’. Gruaja tregon sipas burimeve se vajzat i kishin tërhequr vëmendjen por ajo u kishte thënë se “është njeri i mirë nuk i ka bërë keq njeriu”. Gruaja tregon se pas apelit të vajzave, i kishte kërkuar viktimës që të takoheshin sa më larg në lagje dhe se prej një viti apo një viti e gjysmë ajo ishte distancuar disi. Një ditë para ngjarjes rezulton sipas burimeve të gazetës Si që bazohen në rrëfimin e të moshuarës, gruaja i kishte shkruar se duhet ta çonte në tregun e Laprakës dhe se Abdullai i kishte shkruar “nuk vij dot se kam vajzën e tezes që po merret me letrat e tokës”. Gjatë asaj dite gruaja ka vazhduar planin duke shkëmbyer mesazhe dhe rreth mbasdites mesazhi i fundit që Dulla i kishte nisur ishte “këtu jena na”.

Kur është mësuar se 71-vjeçari ishte qëlluar me armë, e moshuara tregon se i kishte pyetur djemtë e saj nëse e kishin vrarë ata, por përgjigja kishte qenë “Nuk kemi lidhje me këtë punë”.

Në dëshmi, nëna e e dy vëllezërve shprehet se bashkëshorti i saj ishte i dhunshëm dhe pinte alkool. “Bashkëshorti përpara se të lidhesha me Abdullain më dhunonte dhe konsumonte alkool, i kam thënë për hir të fëmijëve do rri me ty në këtë shtëpi, por nuk kam më punë me ty”, shton për babain e fëmijëve e moshuara.

Sajmir Sherra ka thënë në dëshminë e tij se ka ikur nga fshati kui jeton, vetëm nga fjalët. Ai shprehet se “ishte sëmurë nga kjo histori”. “Kur mora vesh për nënën ishte e rëndë, por kur më thanë se ngacmon edhe motrën, ishte e padurueshme”, ka nënvizuar ai.

Të lidhura

Zhvati miliarda nga Covid, Llajo kandidon me PS si deputet që “punon për njerëzit”
Aktualitet

Zhvati miliarda nga Covid, Llajo kandidon me PS si deputet që “punon për njerëzit”

“Veprën nuk e bëj as për vete, as për fëmijët e mi, por pikërisht për njerëzit” – me këtë deklaratë...

20:32 08/05/2025
Papa i ri i Vatikanit është kardinali Robert Prevost
Aktualitet

Papa i ri i Vatikanit është kardinali Robert Prevost

Papa i ri, Robert Francis Prevost, lindi më 14 shtator 1955 në Chicago, SHBA, dhe është një nga figurat më...

19:26 08/05/2025
Para

Mbyllja e bizneseve nga kriza e COVID-19, Meta thirrje qeverisë:”Dëgjoni kërkesat e tyre, që të shmamgim katastrofat ekonomike”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zhvati miliarda nga Covid, Llajo kandidon me PS si deputet që “punon për njerëzit”

Zhvati miliarda nga Covid, Llajo kandidon me PS si deputet që “punon për njerëzit”

20:32 08/05/2025
Papa i ri i Vatikanit është kardinali Robert Prevost

Papa i ri i Vatikanit është kardinali Robert Prevost

19:26 08/05/2025
Tragjedia në Has: Dy familje, një armiqësi 10-vjeçare dhe një krim i paralajmëruar

Tragjedia në Has: Dy familje, një armiqësi 10-vjeçare dhe një krim i paralajmëruar

17:37 08/05/2025
Dhunoi prindërit e Ylber Jakut, jepet vendimi për Artjola Sallahun

Dhunoi prindërit e Ylber Jakut, jepet vendimi për Artjola Sallahun

16:02 08/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.