Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shokon nëna e 18-vjeçares së abuzuar: Mbajeni vajzën, dua florinjtë!

08:50 12/07/2019
Reading Time: 2 min lexim

Një histori shokuese u transmetua në emisioin investigativ “Fiks Fare” në mbrëmjen e 9 korrikut.

Një baba ka abuzuar për 3 vite me radhë me vajzën e tij, qëkur ajo ka qenë 15 vjeçe. Tashmë vajza është 18 vjeçe dhe mori guximin ta regjistronte babain e saj kur ai abuzonte seksualisht me të.

Madje të vërtetën ajo ia ka treguar edhe nënës së saj, e cila nuk e ka besuar në fillim. Edhe pasi ka parë regjistrimet audio dhe video, nëna e saj  nuk e ka mbështetur vajzën e saj por u shpreh se ajo që kishte ndodhur, kishte ndodhur.

Opinioni publik shqiptar është shokuar nga kjo histori, ku madje u bë i mundur edhe arrestimi i babait të saj monstër që e dhunonte vajzën e tij me çfarë të kishte në dorë, e më pas abuzonte seksualisht me të.

Mbrëmjen e djeshme, kjo histori është rikthyer sërish në emisionin “Fiks Fare”, ku shumë kërcënime janë bërë për këtë emision dhe për gazetarët që investiguan këtë çështje. Këto kërcënime kanë ardhur nga familjarët e 18-vjeçares, ku për çudi nuk mbështesin vajzën, por babain monstër.

Nëna e vajzës së abuzuar është shprehur në një bisedë telefonike se nuk do t’ja dijë më për vajzën, por kërkon florinjtë që i fejuari i vajzës i ka blerë vajzës kur u fejuan.

“Mos më nxirr gocën, ajo le të rrijë atje ku e keni çuar. Nuk e dua në shtëpinë time. Merrjani vajzës florinjtë, se janë duke i prit miqtë te shtëpia. Të lutem shumë dua florinjtë, se ke për t’i blerë sa nuk bën më, se po më presin miqtë te shtëpia. Mbajeni mend këtë që po ju them. Ti që po më përmend mua, me çfarë do ta lash? Unë dua florinjtë në shtëpi, kaq po të them”, këto kanë qenë fjalët e nënës së vajzës së abuzuar nga babai.

Familjarët e vajzës kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti, e braktisin vajzën duke mbështetur babain “monstër”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 18 vjecaresdua florinjtembajeni vajzense abuzuarshokon nena

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para

Vrasja e studentes në Greqi, ekspertët analizojnë telefonat e grekut dhe shqiptarit

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English