Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas.
Drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar shoferi dhe një pasagjer.
Makina u përplas me bordurën anësore dhe më pas u përmbys.
Mësohet se drejtuesi i mjetit bëri një manovër të detyruar për të shmangur një kalmitar.
Gjendja e të plagosurve ndërkohë nuk dihet ende.