Shkrimi për Shqipërinë në “Bild”, Gjylameti: “Shpifje e sponsorizuar nga opozita”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Blerina Gjylameti, deputetja e PS-së ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka thënë se shkrimi në gazetën gjermane “bild” ku thuhej se Shqipëria udhëhiqet nga kirminelë është i botuar me sponsorizim nga opozita jo parlamentare e Shqipërisë.

Gjylameti më tej deklaron se ata paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Ndër të tjera ajo tha se sulmet e PD-së dhe LSI-së edhe në gjuhë të huaj, vijnë për shkak se kjo opozitë nuk ka asnjë vizion për të tashmen.

Dje, gazeta gjermane “Bild” shkroi për situatën politike në vendin tonë, duke vënë në dukje se Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe qeveria bashkëpunon me bandat.

Deklarata e plotë:
“Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë.
Në Shqiperi, askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku deshmitarë janë një ish minister i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës. Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozites duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë cdo ditë në Shqipëri. Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen.”

Shpërndaje
Share.

Komento