Shkon në 15 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë, ja nga erdhën 2 pacientët e radhës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kosovë janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus, duke e çuar totalin në 15.

Të dhënat janë bërë publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vendin fqinj.

Pacientët e radhës janë dy të rinj të moshës 26-vjeç, të cilët janë të fejuar.

Ata erdhën me avion nga Britania e Madhe në Prishtinë ditën e sotme.

Mësohet se të rinjtë kanë qëndruan në Londër nga data 4 deri në 16 mars.

 “Krahas trembëdhjetë rasteve pozitive të deritashme, sot me 16.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2: Dy rastet janë dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë. Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe të përcjellur me auto ambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK. Rastet janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit. Njeri i gjinisë mashkull dhe tjetri rast i gjinisë femër, të dytë të moshës 26 vjeçare”, thuhet në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Qeveria e Kosovës këtë të mërkurë vendosi mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore deri më 27 mars.

Njëkohësisht që prej ditës së sotme, në Kosovë do të mbyllen lokalet dhe qendrat tregtare, ndërsa hapur do të qëndrojnë vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë.

Aktualisht kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë është i mbyllur, duke përjashtuar transportin e mallrave.

Shpërndaje
Share.

Komento