Skip to content
Të Gjitha

Shkoi me pushime në plazhin e Spillesë, humb jetën pushuesi

· 1 min lexim

Një pushues ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Spillesë. Mësohet se viktima është Gjon Vuksani, 70 vjeç. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qenë ataku kardiak.

Vuksani jetonte në Tiranë ndërsa në plazhin e Spillesë kishte shkuar për pushime.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit, kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore për shumë persona që vuajnë nga zemra.

Mjekët kanë bërë apel, që këta persona duhet të kenë më shumë kujdes.