Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkencëtarët britanikë kanë frikën e një beteje të përjetshme me COVID-in

17:31 03/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Këshilltarët shkencorë të qeverisë britanike kanë ngritur mundësinë e një lufte të përjetshme ndaj koronavirusit duke thënë se çrrënjosja e virusit “nuk ka gjasa të ndodhë”. Ata paralajmërojnë se “gjithmonë do të ketë variante”.

Shkencëtarët britanikë shpresojnë që virusi të evoluojë në një formë që shkakton “sëmundje shumë më pak të rënda”, por paralajmëruan se nuk ka gjasa që kjo të ndodhë për disa kohë. Masat parandaluese dhe kufizimet do të jenë të nevojshme ndërkohë që ekziston një “mundësi reale” që të shfaqen variante rezistente ndaj vaksinave.

Në një raport të publikuar javën e kaluar nga Grupi Këshillimor Shkencor i Britanisë për Emergjencat, i njohur ndryshe si SAGE, shkencëtarët nuk përjashtojnë mundësinë e shfaqjes së një varianti të ri, që të ketë nivelin e vdekshmërisë së MERS-it, një koronavirus tjetër, i cili ka një shkallë të lartë vdekjesh prej 35%.

Raporti u publikua në heshtje

Raporti mbi evolimin e mundshëm afatgjatë të virusit u publikua të premten vonë, dhe politikanët e opozitës në Britani janë ankuar se ai është nxjerrë pa zhurmë dhe fshehurazi nga qeveria për të shmangur publicitetin në mënyrë që të mos minohej besimi i publikut në lehtësimin e kufizimeve të pandemisë dhe hapjen e kufijve të vendit për vizitorët nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Ky raport duhet të kishte shkaktuar valë tronditëse në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar,” u tha gazetarëve Philippa Whitford, një ligjvënëse nacionaliste skoceze dhe nënkryetare e një grupi parlamentar të të gjitha partive mbi pandeminë”.

Rekomandimet dhe komentet e bëra nga SAGE sjellin realitetin e qartë – se ne ende nuk e kemi “mposhtur” këtë virus, “shtoi Whitford, një kirurge me profesion.

Në raport, shkencëtarët thonë se mundësia që një variant i ri t’u rezistojë vaksinave aktuale, është “pothuajse e sigurt” që do të ndodhë. Frika më e madhe e grupit SAGE janë ndryshimet e vogla në gjenet e virusit që mund të çojnë në ndryshime në proteinat e tij sipërfaqësore. Shumica e vaksinave që përdoren tani kanë si objektiv proteinat sipërfaqësore të koronavirusit. Shkencëtarët gjithashtu shqetësohen për mundësinë e rikombinimit të varianteve për t’u bërë më ngjitëse.

Epidemiologia Deepti Gurdasani thotë se raporti i SAGE “e bën të qartë se nuk ka gjasa që virusi të bëhet më pak i rrezikshëm në një periudhë afat-shkurtër.” Ajo shkroi në Twitter: “Pra, për të gjithë ata që sugjerojnë se duhet të jetojmë me të, dhe se ai do të bëhet si koronaviruset sezonale të padëmshëm, nuk duket se ka të ngjarë të ndodhë së shpejti”.

Raporti ka tërhequr vëmendjen e qeverive në Evropë, dhe zyrtarët në Berlin thonë se ai luajti rol në vendimin e shpallur të hënën nga qeveria gjermane për të ofruar vaksina përforcuese tek njerëzit që konsiderohen të rrezikuar nga COVID-19. sëmundja që koronavirusi mund të shkaktojë./VOA

Etiketa: britanikShkencetaret

Të tjera

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking
Bota

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

Një sulm i përgjakshëm dhe i planifikuar me kujdes ka tronditur sërish Shtetet e Bashkuara. Në një nga skenat më...

22:32 27/08/2025
Të shtëna me armë zjarri në një restorant në New York, tre të vdekur dhe tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në një restorant në New York, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur New York në orët e para të mëngjesit, ku tre persona humbën jetën dhe...

15:55 17/08/2025
Para
Bilanci i COVID-19/ Asnjë humbje jete, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në vend

Bilanci i COVID-19/ Asnjë humbje jete, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

Shok në QSUT/ Urdhëri ndal analizat: nuk ka më buxhet për pacientët

15:20 28/08/2025
Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

14:15 28/08/2025
Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

12:04 28/08/2025
Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

10:29 28/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.