Shkelën rregullat e Schengenit, riatdhesohen 114 shqiptarë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme zbritën në Rinas, 114 shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili.

Ata kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Schengen.

Sipas policisë, 33 shtetas erdhën me charter nga Franca, nga të cilët 5 ishin ishin deportuar nga Belgjika.

Ndërkohë u riatdhesuan edhe 81 shtetas të tjerë, të cilët kishin tentuar të hynin ilegalisht në Angli, ose kshin përfunduar dënimin në një nga vendet e BE-së.

Policia njofton se shanset për të fituar azil nga shqiptarët janë zero.

Njoftimi i plotë

Rinas

Policia Kufitare vijon operacionet e përbashkëta të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë të cilët kërkojnë azil apo nuk respektojnë rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN.

Riatdhesohen 114 shtetas shqiptarë të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së, apo u është refuzuar dhënia e azilit.

Në kuadër të fluturimeve të përbashkëta organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex dhe me pjesëmarrjen e Belgjikës, Gjermanisë e vendeve të tjera të BE-së, si dhe me mbështetjen e eskortës Shqiptare në Aeroportin e Rinasit mbërriti një charter nga Franca, i eskortuar nga Policia Shqiptare me 33 shtetas shqiptar, nga të cilët 28 shtetas të deportuar nga Franca dhe 5 shtetas nga Belgjika.

Po në këtë kuadër nga disa vende të BE-së, u riatdhesuan edhe 81 shtetas të tjerë shqiptarë të cilët kishin thyer rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, disa prej tyre kishin tentuar për të hyrë ilegal në Angli, si dhe një pjesë që kishin përfunduar dënimin në një nga vendet e BE-së.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Shpërndaje
Share.

Komento