Autoritetet italianë kanë goditur një rrjet të trafikut të kokainës, ku në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë, të moshës nga 39 deri në 65 vjeç. Operacioni është kryer mëngjesin e sotëm nga policia e Portoferraio-s, ndërkohë që raportohet se grupi përbëhej nga 19 persona.
Sipas mediave italiane, hetimi i quajtur ”Alba”, i ndarë në dy pika kryesore, nisi në fund të vitit 2020. Hetimet, të cilat vazhduan edhe me përgjimet telefonike, bënë të mundur mbledhjen e të dhënave të shumta në lidhje me një aktivitet të lulëzuar të shpërndarjes së drogës.
Kokaina vinte kryesisht nga zona e Luccas, ku njëri prej shqiptarve të arrestuar nga policia ishte edhe kreu i bandës.