Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkatërrimi nga tërmeti/ Ja sa milionë euro dëmshpërblime paguan kompanitë e sigurimeve

20:09 27/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

U deshën dy tërmete të një pas njëshme që shumë individ dhe kompani të hidhnin sytë nga kompanitë e sigurimeve në Shqipëri. Por përsëri ndërgjegjësimi dhe sasia e atyre që sigurojnë pronat është e vogël.

Gjithsesi, kompanitë e sigurimit kanë paguar në 9 muajt e këtij viti 5.2 miliardë lekë, ose 45 milionë euro në total, si dëme në tregun e sigurimeve, shifër kjo 30.27% më e lartë sesa një vit më parë.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, tregojnë se, shumica e këtyre dëmeve të paguara i takojnë sigurimit nga zjarri dhe forca e natyrës, një situatë kjo e lidhur direkt me pagesat që lidhen me dosjet e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Nga ky zë janë paguar 2.5 miliardë lekë (rreth 20 milionë euro), ose gati gjysma e dëmeve të paguara në total nga shoqëritë e sigurimit të jo jetës.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kompanitë e sigurimeve kishin paguar vetëm 1.3 milionë euro dëme për “Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës”, ose rreth 15 herë më pak.

Interesi për t’u siguruar, i ulët

Edhe pse Shqipëria është një vend që herë pas here goditet nga fatkeqësi natyrore, përsëri interesi i popullatës për të siguruar pronën, nuk ka shënuar ndonjë rritje të dukshme.

Të ardhurat nga primet për “Sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës” shënuan një rritje prej rreth 12% për 9 mujorin, duke zënë 8.8% të totalit të primeve të sigurimit të jo jetës.

Pavarësisht normalizimit të pjesshëm të ekonomisë, në muajt pas karantinës tregu i sigurimeve nuk ka arritur të rikuperojë veten për të arritur nivelet e një viti më parë. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto në periudhën janar-shtator arritën 2020 ose 6.54% më pak se në periudhën janar-shtator 2019.

“Gjatë periudhës janar-shtator 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 693,507 me një ulje prej 30.10% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.18% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.81%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.08% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.92% të totalit të tregut”,- thuhet në publikimin e AMF.

Dëmshpërblimet motorike

Dëmet nga përgjegjësitë motorike që historikisht kanë zënë vendin e parë në tregun shqiptar, këtë vit kanë mbetur pas edhe pse sipas të dhënave, janë paguar rreth 14 milionë euro apo mbi 22% më pak sesa një vit më parë.

Vetëm primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-shtator 2020 arritën rreth 7,550 milionë lekë, ose 6.92% më pak se në periudhën janar-shtator 2019.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-shtator, sipas AMF, pati një rritje prej 3.40% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Por pavarësisht vëllimit më të ulët të primeve në raport me një vit më parë, duket se ka pasur një rritje të numrit të kontratave prej 5.01% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.

Kufizimet e qarkullimit ndërkufitar për shkak të masave anti-covid duket se kanë dhënë efekt më të madh tek Kartoni Jeshil ku periudhën janar-shtator pati një ulje prej 40.69% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 58.13% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.

Sa i takon primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-shtator 2020 arritën rreth 4,449 milionë lekë, 5.90% më pak se në periudhën janar-shtator 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 43.43% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.

/Burimi: AMF/ GazetaReforma.com/

 

 

 

Etiketa: dëmshpërblimemilionashkaterrimtermeti

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Balli dhe PS-ja drejt “Mukjes 2”, Alimadhi: Jam gati për pakt me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.