Shkarkohet nga detyra anëtari i KLP, ja çfarë parregullsish gjeti Operacioni i Ndërkombëtar Monitorimit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Besnik Canin, i cili është edhe anëtar i KLP.

Në arsyetimin e Komisionit, Cani u shkarkua për mosdeklarim të saktë të pasurisë.

KPA ka qenë dakord me të gjitha gjetjet e bëra nga Komisioneri Publik.

“Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani”, thuhet në njoftim.

Pavarësisht disa problematikave të caktuara, Besnik Cani u konfirmua në detyrë në nëntor të 2018-ës.

Më pas në janar të 2019-ës, ONM i kërkoi Komisionerit Publik, që të ankimonte vendimin.

Në një nga gjetjet e ONM, thuhet se Cani ka tentuar të përfitojë një kredi të butë në Bashkinë e Fierit, ndërsa nuk ka hetuar ish-kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqo dhe disa tendera të dyshuar abuzivë në Elbasan.

Më 11 shkurt KPA rrëzoi kërkesën e Canit për pezullimin e gjykimit.

Ky i fundit kërkoi që të mos gjykohej, derisa organi i drejtësisë të shprehej për padinë ndaj gjyqtarëve Artan Hajdari dhe Luan Daci, të cilët i ka akuzuar për “Falsifikim formularësh”.

Shpërndaje
Share.

Komento