Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkarkohet Drejtori i AKVMB-së, për shkelje në emërim dhe menaxhim

15:55 07/03/2025
Reading Time: 2 min lexim

Pas vetëm katër muajsh në detyrë, Ilir Ajdini është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e një situate të rënduar në shërbimin veterinar shtetëror, si dhe akuzave për shkelje të ligjit në procesin e emërimit të tij.

Burime pranë Ministrisë thonë se shkarkimi lidhet me shkeljet ligjore të bëra gjatë emërimit të Ajdinit, një çështje që ishte denoncuar nga Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar të Shqipërisë, Ervin Resuli.

Ai kishte ngritur shqetësimin për shkeljen e VKM-së Nr. 683, që përcaktonte qartë kriteret për emërimin e drejtorëve të AKVMB-së, duke kërkuar një profesionist të kualifikuar në fushën veterinare. Ky shqetësim ishte pranuar edhe nga Ministrja Denaj.

Përtej shkeljeve ligjore, periudha katërmujore e Ajdinit në krye të AKVMB-së ka shënuar dështime të shumta, mes të cilave:

• Dështimi i programit të vaksinimit të brucelozës, i cili rrezikoi shëndetin e bagëtive dhe sigurinë ushqimore.
• Kontrabanda e lopëve me brucelozë nga Greqia, duke ngritur shqetësime për shëndetin e kafshëve.
• Përhapja e gripit të shpendëve, që ka shkaktuar humbje të konsiderueshme për fermerët.
• Afera e mandarinave, ku punonjës të AKVMB-së u arrestuan për lëshimin e certifikatave fitosanitare të falsifikuara.

Këto ngjarje sollën një krizë të thellë në shërbimin veterinar, duke u diskutuar gjerësisht në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Mjekësisë Veterinare Shqiptare, i mbajtur në Durrës.

Veterinerët shqiptarë kërkuan që drejtimi i AKVMB-së t’i besohet një profesionisti të fushës dhe jo një individi pa formim në këtë sektor.

UPMVSH ka propozuar Dr. Sulejman Kullollin, drejtorin aktual të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Tiranë, si kandidat kryesor për postin e drejtorit të AKVMB-së. Dr. Kullolli ka një karrierë të gjatë dhe përvojë të gjerë në fushën veterinare, dhe shihet si një opsion i natyrshëm për të rikthyer profesionalizmin dhe besimin në këtë institucion.

Shkarkimi i Ajdinit është parë si një fitore për komunitetin veterinar shqiptar, që kërkon një reformë të thellë dhe një drejtim profesional të AKVMB-së.

Tashmë, pritet vendimi i Kryeministrit për emërimin e drejtuesit të ri, me shpresën se shërbimi veterinar do të drejtohet nga një profesionist, për të garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore në vend.

Etiketa: Drejtori AKVMB

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë
Bota

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Të paktën 30 palestinezë humbën jetën që nga agimi në të gjithë Rripin e Gazës si pasojë e bombardimeve izraelite,...

19:01 18/07/2025
Para
Vrasja e Ardian Nikulajt, dërgohet për gjykim portugez Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dërgohet për gjykim portugez Ruben Saraiva

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.