Shiu i dendur ka përfshirë Qarkun e Lezhës gjatë orëve të pasdites, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Reshjet intensive kanë prekur veçanërisht autostradën Lezhë-Thumanë, ku trafiku është ngadalësuar ndjeshëm.
Po ashtu, rruga kryesore në qytetin e Laçit është përmbytur, duke krijuar pengesa për kalimin e qytetarëve dhe automjeteve.
Moti i keq vazhdon, dhe autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e sigurisë për të parandaluar aksidentet.