Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shifrat/ 12 mijë e 200 persona pozitivë me COVID, ja situata në Shqipëri

09:22 10/05/2021
Reading Time: 2 min lexim
Spital Covid (foto ilustruese)

Spital Covid (foto ilustruese)

Në të gjithë vendin aktualisht janë rreth 12 200 persona me status aktiv, që do të thotë pozitivë me COVID-19.

SITUATA – Të dielën janë raportuar vetëm 57 raste të reja, ndërkohë që numri i të shëruare është shumë herë më i lartë. Sipas Ministrisë, në 24 orët e kaluara janë negativizuar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë. Prej muajsh ritestimet janë hequr, çka do të thotë se në përfundim të 14 ditëve, personat e prekur konsiderohen të shëruar. Lidhur me situatën e një dite më parë, “janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamzë, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull”, kanë bërë me dije autoritetet. Por pavarësisht këtyre treguesve, ekspertët kanë paralajmëruar një rritje të shifrave pas 15-ditëshit të parë të këtij muaji dhe kjo për shkak të grumbullimeve të krijuara në fushatë nga partitë politike. Kjo do të diktojë edhe ecurinë e masave, pra nëse do të vijohet me të njëjtin plan masash apo do të ketë lehtësim të mëtejshëm, raporton Panorama.

NË SPITAL – E qëndrueshme prej javësh tashmë paraqitet situata edhe në spitalet COVID. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Ndërsa edhe më shpresëdhënës është fakti që të shtunën, në spitalin Infektiv nuk ka pasur asnjë shtrim të ri. Ndjeshëm janë ulur edhe fatalitetet si pasojë e koronavirusit. Të dielën është raportuar 1 humbje jete. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me COVID19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

VAKSINIMI – Ndërkohë ka arritur në 600 mijë numri i personave të vaksinuar. Lajmi është bërë me dije një ditë më parë nga Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale. Pjesa më e madhe e të vaksinuarve janë persona mbi 60 vjeç, te të cilët është aplikuar vaksina kineze.

Etiketa: covidshqiperi

Të tjera

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë
Aktualitet

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Pagesat e parregullta që bizneset kryejnë ndaj administratës publike janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Barometrit...

13:30 15/12/2025
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë
Aktualitet

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

Shqipëria nuk ka bërë ndonjë përparim të dukshëm në raportin e zbatimit të reformave që publikohet çdo vit nga Sekretariati...

13:26 15/12/2025
Para
Gjykata e Posaçme në aksion, sekuestron pasuritë e tre ish-gjyqtarëve!

10 maji Dita e Drejtësisë, ja mesazhi i Inspektorit të Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

13:30 15/12/2025
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

13:26 15/12/2025
Berisha: Vendimi për Ballukun i dha zemër Ramës, mbyllet çdo mundësi për hetimin e ministrave

Berisha: Vendimi për Ballukun i dha zemër Ramës, mbyllet çdo mundësi për hetimin e ministrave

13:16 15/12/2025
Si u krijua “Klea Rama”: rrëfimi i Ermes Hoxhallit dhe dështimi i institucioneve

Si u krijua “Klea Rama”: rrëfimi i Ermes Hoxhallit dhe dështimi i institucioneve

12:20 15/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.