Skip to content
Kosovë

Shifra alarmante në Kosovë, 2250 raste pozitive dhe 4 viktima nga Covid!

· 2 min lexim

Rritje të frikshme të shifrave në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit! Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në Kosovë, të cilat pasqyrojnë një situatë tepër të rënduar.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ditën e sotme kanë rezultuar pozitivë 2 mijë e 250 persona, ndërsa humbën jetën 4 pacientë. Mësohet se deri më tani, janë bërë mbi 666 mijë doza vaksinash, ku më shumë se 225 mijë qytetarë kanë marrë edhe dozën e dytë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

“20 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës. Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700. Në total numri i rasteve aktive është 16.341”, shkruhej në njoftim.

Kryeministri Kurti, por dhe Ministria e Shëndetësisë, prej disa ditësh tashmë po u bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen, pasi varianti “Delta” po rrit ndjeshëm infekfimet.