Këtë fundjavë temperaturat kanë marrë një kthesë drastike duke rikthyer reshjet e shiut. Në kuadër të kësaj për shkak të motit të keq dhe rritjes së dallgëve, policia Kufitare në Vlorë ka bërë apel për të gjithë pushuesve që të mos përdorin mjete lundruese gjatë ditës së sotme pasi mund të vënë në rrezik jetën e tyre dhe të të tjerëve.
Gjithashtu, Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare, përgjatë ditës së sotme, kanë kaluar në gatishmëri të plotë dhe do të jenë prezente me shërbime nga toka dhe deti, në funksion të rritjes së sigurisë së pushuesve.
Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare, përgjatë ditës së sotme, kanë kaluar në gatishmëri të plotë dhe do të jenë prezente me shërbime nga toka dhe deti, në funksion të rritjes së sigurisë së pushuesve.