Shfrytëzonte bashkëjetuesen e mitur për prostitucion dhe shpërndarje droge, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, nën akuzat për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge.

Ai shfrytëzonte bashkëjetuesen e tij 17-vjeçare dhe një tjetër vajzë 18-vjeçare, për qëllime prostitutimi në Tiranë, Sarandë dhe në Korçë. Mësohet se 28-vjeçari i përdorte vajzat edhe për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Pas vëzahgimeve në terren, policia ka arritur të dokumentojë veprimtarinë e paligjshme dhe ka vënë në pranga 28-vjeçarin Majkëll Mara. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy telefona celularë.

Materialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur’’, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Shpërndaje
Share.

Komento