Shfaqi probleme të rënda me frymëmarrjen, 45-vjeçari ndërron jetë në QSUT

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

45-vjeçari nga Skrapari, që u transportua në Tiranë pasi shfaqi probleme të rënda me rrugët e frymëmarrjes, ka ndërruar jetë.

Ai ishte paraqitur në spitalin e Beratit ndërsa më pas u transportua me urgjencë për ekzaminim drejt QSUT-së Tiranë.

Po ashtu, ditën e sotme në Berat 4 pacientë janë konfirmuar me gripin AH1N1 ose siç njihet ndryshe ‘gripi i derrit’.

4 rastet janë konfirmuar nga mjekët e infeksionistë të Spitalit Rajonal Berat, teksa mjekja e infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit, Etleva Vila konfirmon se ka pasur edhe raste të tjera të komplikuara e me probleme plomonare, edhe pse nuk kanë qenë raste të rënda.

Teksa të gjithë i tremben Coronavirusit, 4 persona preken nga “gripi i derrit” në Berat

Fatmirësisht, në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë i prekur nga Coronavirusi, teksa janë paraqitur 13 persona të dyshuar por kanë rezultuar negativ.

Ndërkohë, në Itali situata paraqitet e rënduar pasi janë shënuar 11 viktima dhe mbi 322 të prekur.

Shpërndaje
Share.

Komento