Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sheshi Skënderbej pret kullën e re 85 metra/ Çfarë do të ndodhë me qendrën e Tiranës?

23:19 05/03/2019
Reading Time: 4 min lexim

Një tjetër kullë është planifikuar në Sheshin Skënderbej dhe kjo do jetë plotë 85 metër e lartë, e përkthyer në kate, 25 kate.

Kulla, emri i së cilës është ‘Tirana’s Rock’, do të ndërtohet në krah të Hotel Tiranës, vendi i së cilës deri më sot ka qenë i ish- hotel Vjosës.

Leja për kullën është miratuar më 20 qershor 2018. Ajo është projektuar nga Winy Maas i firmës hollandeze MVRDV, i njohur në Shqipëri si një nga arkitektët e preferuar të kryeministrit Rama.

Kulla që do të ndërtohet nga Ana shpk dhe do të shërbejë si qendër tregtare, biznesi dhe banimi.

” Dokumenti sqarues i projektit shpjegon:

Zyrat dhe ambientet e tjera tregtare do të jetë të aksesueshme nga ana e Sheshit Skënderbej dhe përmes një hyrjeje të dytë krijohet një lidhje ndërmjet Sheshit Skënderbej, hapësirës së gjelbër pranë Tirana Rock’s dhe Unazës së Re.

Objekti 85 metra i lartë perifrazon temën e peizazhit të mrekullueshëm kodrinor në sfond, ndërsa fasadat e ndryshme mundësojnë krijimin e apartamenteve individuale me hapësira të jashtme të bollshme.

Kulla do të jetë e katërta e planifikuar në anë të Sheshit Skënderbej. Ajo do t’i shtohet kullës 34-katëshe si vazhdim i Hotel Tiranës (ngjitur me fasadën veriore të Hotel Tiranës); kullës 26-katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit, e titulluar Sytë e Tiranës; dhe kullës 20-25-katëshe Book Building, menjëherë pas Kullës së Sahatit dhe ndërtesës së Bashkisë.

Ndërkohë, sikurse dihet, është planifikuar një bllok i madh ndërtimesh të larta në gjithë bllokun pas Ministrisë së Brendshme, duke filluar nga trualli aktual i Teatrit Kombëtar, deri në kufi më Qendrën Toptani. Është duke u bërë plani, gjithashtu, për ndërtime të larta në lulishten pas Pallatit të Kulturës, truall i cili tashmë është i blerë nga subjekte private.

Në këtë mënyrë po realizohet plani i tij i vjetër i fillimit të viteve 2000 për rrethimin e Sheshit Skënderbej me kulla të larta dhe shtrirjen e tyre përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Sikurse dihet, në anën e stadiumit të ri kombëtar po përfundon një ndërtesë 25-katëshe, ndërkohë që në anën tjetër të stadiumit, ngjitur me ndërtesën 23-katëshe Ambasador 3, sapo ka filluar ndërtimi i një ndërtese 21-katëshe, imitim i pyllit vertikal të Stefano Boerit, imituar nga vetë Boeri.

I gjithë ky betonizim i qendrës së Tiranës fshihet përmes propagandës dhe manipulimit të opinionit publik, ndërkohë që planet ndërtimore nuk bëhen asnjëherë publike. Asnjë nga kullat e mësipërme nuk është njoftuar nga Bashkia Tiranë.

Të gjitha janë miratuar në shkelje të ligjeve dhe standardeve, në rradhë të parë në shkelje së të drejtës së informimit dhe konsultimit publik. Të gjitha këto ndërtime kanë ndikime të mëdha në mjedis, por nuk është bërë publik asnjë studim i detyrueshëm i vlerësimit të këtyre ndikimeve. Pjesë e miratimit të lejeve mjedisore duhet të ishin konsultimet publike, të detyrueshme për t’u realizuar nga qeveria dhe Bashkia Tiranë. Nuk dihet nëse kjo procedurë është falsifikuar, siç ndodh rëndom, duke organizuar dëgjesa false, apo është shpërfillur krejtësisht.

Mungesa e transparencës në miratimin e këtyre lejeve ndërtimore mbushet me propagandë nga Bashkia e Tiranës. Rasti më i fundit është domethënës. Për t’i hapur vend ndërtimit të Kullës Tirana’s Rock, Bashkia Tiranë prishi dy javë më pare ndërtesën e Hotel Vjosës, e ndodhur në anë të Sheshit Skënderbej, midis Hotel Tiranës dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Me prishjen e saj lirohet hapësira përpara Kullës, ndërkohë që fillimisht kulla ka qenë e planifikuar pikërisht në truallin e Hotel Vjosës, por diçka ka ndryshuar rrugës.

Pavarësisht se ka miratuar një ndërtesë gjigande betoni në fshehtësi, propaganda e Kryebashkiakut Veliaj u lëshua ashpër mbi ndërtesën e Hotel Vjosës, sikur ekzistenca e saj të ishte një akt kriminal (në të kundërt, mund të argumentohet lehtë se ndërtesa mbart vlera historike të cilat mund të dilnin në pah duke e rindërtuar atë).

Veliaj e quajti ndërtesën tashmë të prishur “çiban” dhe “karakatinë” dhe e lëvdoi shembjen e saj si një akt të madh çlirimtar të Tiranës, nën gjurmët historike të shefit të tij Edi Rama, kur ky i fundit ishte kryebashkiak i Tiranës. Në një postim në Tëitter, Veliaj u shpreh se në vend të saj do të ndërtohet një stacion autobusësh: “Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje!  Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi Skenderbej për t’i hapur rrugë stacionit të autobusit.”

Arkitekti i kullës, Winy Maas, e lajmëroi ndërtimin e një “kulle të lartë në formën e fytyrës” që para më shumë se një viti. Ai shpjegoi se në qendër të Tiranës, në krah të Teatrit të Operas dhe Baletit, do të ndërtohet një kullë e lartë në formën e një koke njeriu. Sipas vetë arkitektit, ai e projektoi ndërtesën me kërkesë personale nga Kryeministri Edi Rama, edhe pse zyrtarisht nuk është hapur asnjë konkurs arkitekture për këtë zonë. Maas u shpreh: “Edi më tha: ‘dua të bëj diçka me historinë’. Më tregoi zonën, në qendër, në njërën anë të sheshit të ri të sapondërtuar nga belgët”, shkruan Exit.al.

Etiketa: 85 kateedi ramaerion veliajkulla

Të lidhura

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin
Aktualitet

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

Një 44-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se ka rrëmbyer një 31-vjeçar, të cilin e ka mbajtur me forcë...

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit
Aktualitet

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

KAS ka pranuar me shumicë votash ankesën e Partisë Socialiste, duke shpallur të pavlefshëm vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për...

15:29 13/05/2025
Para

“Po vdes!” Motra e Bes Kallakut e paska tmerruar aktorin me një mesazh të vetëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

15:29 13/05/2025
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

15:14 13/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.