Skip to content
Kryesore

Sherr në gjimnazin e Fushë-Krujës, plagoset 18-vjeçari

· 1 min lexim

Një tjetër konflikt fizik ka ndodhur ditën e sotme mes dy adoleshentëve në ambientet e shkollës së tyre në Fushë Krujë.

17 vjecari K.D. është  goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sa i përket gjendjes së tij, raportohet se 17-vjeçari kishte plagë të thella dhe kishte shumë hemoragji.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet qe kanë çuar adoleshentët drejt konfliktit.