Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës. Mësohet se dy të rinjtë kanë nisur një konflikt verbal me fjalë , që më pas ka degraduar në përdorimin e armëve.
I plagosur nga sherri me thika ka mbetur 20-vjeçari Emanuel Gjergj Gjergjndreaj. Ndërkohë që mësohet se i riu ka marrë disa plagë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa autori, shtetasi identiteti i të cilit nuk është zbuluar akoma është prangosur nga policia.
Ende nuk dihen detajet dhe shkaqet që çuan në përdorimin e thikave mes të rinjve në Shkodër.