Një sherr në dy familje në Tiranë ka ndodhur ditën e djeshme. Sipas policisë babë e bir kanë ushtruar dhunë ndaj dhëndrit dhe krushkut, e më pas janë arrestuar në flagrancë për krimin e kryer. Ndërkohë, në pranga të policisë kanë përfunduar dhe persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.
NJOFTIMI:
Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. I., 19 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shaiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (bab e birë) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrrin dhe krushku e tyre). Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” i shtetasit H. L,. 62 vjeç, pasi në Valias i Ri, Kamëz, duke punuar në objektin në pronësi të këtij shtetasi ka rënë nga skela, punëtori shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
K. F., 25 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;D. S., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.