Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Shërohet” euro, nis rritjen pas rënies drastike

15:04 09/01/2019
Reading Time: 2 min lexim

Që nga data 27 dhjetor, euro ka shënuar rritje të shpejtë, duke u mbiçmuar me 1.56 lekë nga niveli më i ulët i dekadës prej 122.69 lekë që ishte arritur në 26 dhjetor.

Edhe sot euro ka vijuar rritjen e shpejtë, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 124.25 lekë, duke u rritur me 0.44 lekë në raport me ditën e mëparshme.

Sipas aktorëve kryesorë të kursit të këmbimit forcimi i valutës vjen si rezultat i akumulimit të të ardhurave gjatë festave nga kompanitë edhe bizneset. Ky forcim i euros pritet deri në datat 20 janar ku bëhet edhe pagesat e fundit ndaj tatimeve. Pas kësaj data pritet që kursi i këmbimit të normalizohet sërish.

Në vitin 2018, kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a. Dy faktorët jo fondamentalë që ndikuan ishin konvertimet e kapitalit të bankave dhe paratë informale.

 

Një faktor që ndikoi ishin konvertimet e kapitalit të disa bankave nga euro në lekë, që erdhi si rrjedhojë e procesit të shkrirjes së disa bankave (Veneto u përthith nga Intesa dhe NBG nga ABI Bank). Këtyre iu shtua dhe disbursimi i një kredie të BERZH për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se këto transaksione përbënin një shumë afër 300 milionë euro për t’u konvertuar në një moment të caktuar, duke ushtruar presion për nënçmimin e euros. Shitblerjet e bankave pritet të vazhdojnë, teksa disa transaksione janë ende në proces dhe mund të kërkojnë sërish konvertim kapitali.

Një tjetër faktor që vlerësohet të ketë shtuar ofertën për valutë që nga gjysma e dytë e vitit 2016, kur filloi dhe rënia e euros është rritja e hyrjes së valutës informale, e cila rezulton se po pastrohet në vend. Në një raport të fundit të MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave.

Raporti konstatonte se “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave”.

Të tjera

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë
Aktualitet

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Protesta e zhvilluar para godinës së Parlamenti i Shqipërisë u përshkallëzua në skena dhune, pasi në drejtim të kordonit të...

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur një alarm të fortë për funksionimin e platformës e-Albania, duke paralajmëruar...

18:11 10/02/2026
Para

Foto/ Gjendet e vrarë 19-vjeçarja, trupi brenda një valixheje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

18:11 10/02/2026
Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

17:50 10/02/2026
10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

14:46 10/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.