Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Faktet që ngrejnë dyshime se Kina po fsheh numrin e viktimave nga COVID-19

19:46 03/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Prej disa javësh COVID-19 ka paralizuar të gjithë botën, teksa tashmë numërohen 1, 081, 143 të infektuar dhe 58, 127 të vdekur.

Ajo që ka tërhequr vëmendje është fakti se ndonëse Kina u godit e para nga koronavirusi, kur ende nuk dihej asgjë rreth tij, atje sipas shifrave zyrtare janë regjistruar shumë më pak viktima dhe të infektuar se vendet e tjera që ishin më të përgatitura.

Kina bën me dije se janë infektuar 81, 620 persona dhe janë shkaktuar 3, 322 viktima, duke u renditur tashmë e 5 në rang botëror.

Në këto kushte janë ngritur dyshime të forta se shteti kinez po fsheh numrin e vërtetë të viktimave, teksa SHBA i ka artikuluar me zë të lartë këto akuza.

Së fundmi, ‘Reuters’ shkruan se sipas një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së përgatitur për Shtëpinë e Bardhë, Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturave me virusi dhe të vdekjeve, teksa të dhënat kineze priten të analizohen.

Sipas “Bloomberg News” tre zyrtarë amerikanë, kanë deklaruar për të se të dhënat që ka bërë publike Kina lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve janë qëllimisht jo të plota, duke falsifikuar shifrat.

Megjithatë deri tani nuk është bërë publike asnjë detaj i mëtejshëm rreth raportit.

Nga ana tjetër, Kina i ka hedhur poshtë përfundimet e raportit të të shërbimeve sekrete të SHBA-së dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, tha se Kina ka qenë “e hapur dhe transparente” në lidhje me shtrirjen e shpërthimit të virusit.

Vetë Kina, nga ana tjetë, ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet t’ua “kalojë fajin të tjerëve”.

Por, përveç zyrtarëve amerikanë edhe ekspertë nga fusha e mjekësisë kanë shfaqur skepticizmin e tyre lidhur me publikimin e shifrave nga Kina.

Kryetari i Shoqatës Botërore Mjekësore me qendër në Francë, Dr. Frank Ulrich Montgomery, tha se shifrat e Kinës nuk janë të besueshme, teksa pranon që edhe vende të tjera punojnë me të dhëna të pasigurta, sepse shpesh nuk kanë në dispozicion të dhëna më të mira, gjë që vjen edhe si rezultat i mungesës së testeve të duhura.

Një tjetër veprim që ka ngjallur dyshim është dhe fakti se numri i arkivolëve të dërguara në provincën Hubei është shumë herë më i madh se numri i personave të deklaruar si të vdekur nga koronavirusi.

Vetë media kineze “Caixin” publikoi fotografi ku shihet se vetëm për Uhanin janë dërguar deri në 8,500 arkivolë, teksa edhe radhët e gjata të të afërmve të të vdekurve që presin përpara shërbimeve funerale kanë nxitur gjithashtu shqetësimin se përmasat e vërteta të shpërthimit të virusit nuk janë bërë publike.

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para

COVID-19 në Kosovë: Vijon rritja me ritme të ulëta, shënohen 6 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

\n

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

\n

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

\n

Kontakt: [email protected]

\n

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English