Skip to content
Kosovë

Shënohen shifra rekord nga COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 562 raste të reja

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë publike shifrat e fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy persona nga koronavirusi.

Mësohet se nga 5.272 testime të kryera në të gjithë territorin e Kosovës, kanë rezultuar pozitivë 562 qytetarë. Lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 78 persona. Ndërsa numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 110 mijë e 194. Numri i viktimave ka shkuar në 2 mijë e 271.  Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e varianteve të reja të virusit të rrezikshëm, po ashtu të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri masat e vendosura anti-COVID.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim 10 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.085 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës.

Deri më sot 170.852qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.272 testime, 562 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 78 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.843.

Në total numri i rasteve aktive është 2.640.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!