Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ditën e sotme me një postim në rrjetin e tij social “Facebook”, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer vendin në Republikë Kanabisi. Në shkrimin e tij Shehu tregon se sipërfaqet e kultivimit janë shtuar me 50% ndaj vitit të kaluar, teksa deklaratat e Ramës se prodhimi shqiptar ka rënë ngaqë dhe dërgesat drejt Italisë janë ulur, një tymnajë. Sipas tij, sipërfaqet e kultivimit janë shtuar me rreth 50% në krahasim me vitin e kaluar.
POSTIMI I PLOTË
Rama nuk mund të fshehë “Republikën e Kanabisit”!
Sipërfaqet e kultivimit janë shtuar me 50% ndaj vitit të kaluar.
Dje ai deklaroi se çmimi ndërkombëtar i kanabisit qenka ngritur, ngaqë prodhimi shqiptar ka rënë!!
Askush nuk mund ta besojë këtë, kur furnizuesit e mëdhenj të Evropës me Kanabis janë vendet e Afrikës së Veriut, përveç prodhimit të vetë saj.
Deklaroi se prodhimi shqiptar ka rënë ngaqë dhe dërgesat drejt Italisë janë ulur.
Edhe kjo është një tymnaje.
Kanabisi i këtij viti është akoma në përpunim, përpara se të transportohet.
Kjo kërkon edhe disa javë.
Asgjë nuk është e vërtetë nga sa tha Rama për kanabisin.
Përkundrazi kultivimi këtë vit është rritur në mënyrë galopante, së bashku me forcimin e kriminalitetit dhe kriminalizimin e mëtejshëm të institucioneve tona përgjegjëse, qendrore apo lokale.
Guardia di Finanza përfundon më 31 tetor periudhën e identifikimit të sipërfaqeve me kanabis nëpërmjet fluturimeve për këtë vit.
Rezultatet e deri tanishme tregojnë të kundërtën e asaj që deklaron Rama.
Sipërfaqet e kultivimit janë shtuar me rreth 50% në krahasim me vitin e kaluar.
Në Jug, pjesën e Mesme e veçanërisht në Veri të vendit.
Ky është realiteti i forcimit të kësaj veprimtarie kriminale.
Kjo është edhe si pasojë e “mbajtjes së premtimeve elektorale” të Rilindjes ndaj grupeve kriminale, për mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit.
Shqipëria është kthyer kështu në një Republikë Kanabisi!