Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shefi i OKB-së: Edhe luftërat kanë rregulla

Konflikti në Lindjen e Mesme

23:04 13/10/2023
Reading Time: 2 min lexim

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, teksa po vazhdon konflikti midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Ai tha më 13 tetor se “edhe luftërat kanë rregulla”, duke paralajmëruar kundër përdorimit të pengjeve si mburoja njerëzore.

“Situata në Gazë ka arritur në një nivel të ri të rrezikshëm”, tha Guterres, para se Këshilli i Sigurimit i OKB-së të takohet për të diskutuar për situatën.

“Na duhet qasje e menjëhershme në mbarë Gazën, në mënyrë që të mund të dërgojmë karburante, ushqim dhe ujë për të gjithë ata që kanë nevojë”, tha ai.

Guterres shtoi se në Rripin e Gazës, që është i bllokuar, sistemi i shëndetësisë është buzë kolapsit.

Thirrjet e Guterres vijnë pasi autoritetet izraelite kanë paralajmëruar 1.1 milion palestinezë që të largohen për në jug të Rripit të Gazës, mes frikës se Izraeli do të nisë një sulm tokësor në këtë territor.

Guterres tha se “ligji ndërkombëtar dhe ligji për të drejtat e njeriut duhet të respektohen. Civilët duhet të mbrohen dhe asnjëherë nuk duhet të përdoren si mburoja njerëzore”.

“Është e rëndësishme që të gjitha palët – dhe ato që kanë ndikim mbi to – të bëjnë gjithçka që këta hapa të arrihen”.

Lidhur me paralajmërimin për evakuimin e palestinezëve, Guterres tha se një eksod i tillë do të shkaktonte “katastrofë humanitare”.

Që nga sulmet e koordinuara nga ajri, toka dhe deti që Hamasi kreu më 7 tetor ndaj Izraelit, ky i fundit ka bombarduar Gazën dhe e ka rrethuar këtë territor. Autoritetet izraelite kanë thënë se do të mposhtin Hamasin.

Ky grup militant udhëheq Gazën që nga viti 2007 dhe pas paralajmërimit të izraelit për evakuim, u ka bërë thirrje palestinezëve në Rripin e Gazës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Si pasojë e dhunës, mijëra persona janë vrarë në Izrael dhe Gazë. Po ashtu, afër 150 pengje janë marrë nga militantët e Hamasit./Rel

Të tjera

Trupat e Gardës Kombëtare mbërrijnë në Uashington
Aktualitet

Trupat e Gardës Kombëtare mbërrijnë në Uashington

Trupat e Gardës Kombëtare kanë filluar të dislokohen në Uashington DC me urdhër të presidentit Donald Trump, pas shpalljes së...

19:01 12/08/2025
Mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuar nga fshati Skënderbegas
Aktualitet

Mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuar nga fshati Skënderbegas

Të martën, disa fshatra të Gramshit u përfshinë nga zjarre masive, duke shkaktuar një bilanc tragjik: 1 viktimë, 8 të...

18:39 12/08/2025
Para
Horoskopi sot, 14 tetor 2023

Horoskopi sot, 14 tetor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupat e Gardës Kombëtare mbërrijnë në Uashington

Trupat e Gardës Kombëtare mbërrijnë në Uashington

19:01 12/08/2025
Mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuar nga fshati Skënderbegas

Mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuar nga fshati Skënderbegas

18:39 12/08/2025
Greqia në alarm, ishujt më të njohur përfshihen nga zjarret

I moshuari humbi jetën nga flakët në Gramsh, nusja me lot në sy: I thërrita kur ra zjarri

18:15 12/08/2025
Lindjet në Shqipëri bien me 6.5% gjatë gjashtë muajve të parë të 2025

Lindjet në Shqipëri bien me 6.5% gjatë gjashtë muajve të parë të 2025

17:38 12/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.