Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA planifikon t’iu kërkojë udhëtarëve të huaj dëshmi të vaksinimit

17:06 05/08/2021
Reading Time: 1 min lexim

Shtetet e Bashkuara do të mund t’iu kërkojnë pothuajse të gjithë vizitorëve të huaj që të vaksinohen plotësisht, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtari i paidentifikuar u ka thënë disa agjencive të lajmeve se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u ka kërkuar disa grupeve që të krijojnë një rihapje me faza për vizitorët ndërkombëtarë.

Megjithatë, asnjë afat kohor nuk është dhënë ende.

Shtetet e Bashkuara janë përballur me rritje të numrit të të infektuarve, sidomos në mesin e të pavaksinuarve, teksa përhapet varianti Delta i këtij virusi.

Masat aktuale kundër koronavirusit ua pamundësojnë shumicës së udhëtarëve që të hyjnë në SHBA.

Raundi i parë i kufizimeve në udhëtim ka nisur të zbatohet ndaj Kinës në janar të vitit 2020.

Prej atëherë, SHBA-ja ka vendosur ndalesë për shtetasit joamerikanë, që kanë vizituar së fundmi, Mbretërinë e Bashkuar, bllokun e vendeve të zonës Shengen në Evropë, Brazilin, Irlandën, Indinë, Iranin dhe Afrikën Jugore.

Ata që mund të hyjnë në SHBA, duhet të tregojnë dëshmi të një testi negativ për koronavirus, jo më të vjetër se tri ditë para udhëtimit.

Javën e kaluar, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë “kufizimet ekzistuese” për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, pavarësisht kundërshtimeve të kompanive ajrore dhe industrisë së turizmit./ REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: deshmiplanifikoishbaudhetareve

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë vaksina, Balla: Mirënjohje presidentit dhe kryeministrit rumun

Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë vaksina, Balla: Mirënjohje presidentit dhe kryeministrit rumun

Lajmet e fundit

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

11:40 18/06/2026
Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English