Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA dhuron tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën

22:18 21/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Gjatë një vizite në Kiev këtë të hënë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi për një ndihmë të re në armatime me vlerë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën. Kjo ndihmë vjen vetëm dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së që po ngjallin pasiguri mbi të ardhmen e mbështetjes perëndimore.
Udhëtimi i Sekretarit Austin, vizita e tij e katërt si shef i Pentagonit gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, u përqendrua në përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar Kievin të forcojë mbrojtjen e tij, ndërsa forcat ruse po fitojnë terren ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme në Ukrainën lindore.
Zoti Austin e cilësoi luftën e Ukrainës kundër agresionit të Presidentit rus Vladimir Putin si kritike për sigurinë e vetë Perëndimit, duke thënë se nëse ndërpritet mbështetja për Kievin, “hija e Putinit” do të binte mbi gjithë Evropën.
“Të gjithë duhet të kuptojmë se sulmi i Putinit është një paralajmërim. Është një pamje e parë se si do të ishte një botë e ndërtuar nga tiranët dhe banditët – një botë kaotike, e dhunshme e ndarë në sfera ndikimi,” tha ai në një fjalim gjatë vizitës.
Ndërsa zoti Austin mbërriti me tren në Kiev pas një udhëtimi gjatë natës nga Polonia, zyrtarët ukrainas njoftuan për sulme të reja ruse gjatë natës në kryeqytet që dëmtuan ndërtesa banimi dhe plagosën të paktën një civil.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha në një deklaratë në platformën X se kishte folur me Sekretarin Austin për lehtësimin e kufizimeve për përdorimin e armëve të dërguara nga SHBA për të goditur objektivat në thellësi të territorit rus.
Por ndërsa administrata e Presidentit Biden është në përfundim të mandatit, zoti Austin nuk njoftoi ndonjë ndryshim në politikën e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim. Megjithatë ai njoftoi për municione, automjete të blinduara dhe armë antitank shtesë për Ukrainën.
Vizita e Sekretarit Austin vjen përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, ku ish-presidenti Donald Trump, kandidati republikan, po kërkon rikthimin në Shtëpinë e Bardhë në një garë të ngushtë kundër Nënpresidentes Kamala Harris, kandidatja demokrate.
Zoti Trump ka sinjalizuar se ndryshe nga zoti Biden, ai do të hezitonte të vazhdonte mbështetjen për Ukrainën, gjë që mund ta privonte Kievin nga mbështetja e Uashingtonit, përkrahësi i tij më i madh ushtarak dhe financiar. Zoti Austin e hodhi poshtë këtë shqetësim.
“Kam parë mbështetje dypartiake për Ukrainën gjatë 2-1/2 viteve të fundit dhe pres plotësisht që të vazhdojmë të kemi mbështetje dypartiake nga Kongresi,” tha ai.
Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti, tha se 600 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur deri tani në luftën me Ukrainën.
Por Presidenti Putin vazhdon të dërgojë gjithnjë e më shumë forca në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, të cilin Moska e pretendon si territorin e saj.
“Është një luftë shumë e ashpër dhe një sprovë e vështirë”, tha zoti Austin për sfidat me të cilat përballen forcat ukrainase.
Ndërkohë, Kievi është përpjekur ta mbajë vëmendjen e Perëndimit tek lufta e tij përballë Rusisë, megjithë shqetësimet ndërkombëtare për konfliktin në Lindjen e Mesme./ VOA

Etiketa: ndihmashbaukraine

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Neymar rikthehet në fushë pas më shumë se 1 viti mungesë

Neymar rikthehet në fushë pas më shumë se 1 viti mungesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.