Sërish tensione në Mesdhe/ Anija turke futet në Rodos, Greqia: Do marrim vendime ekstreme!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tensionet mes Greqisë dhye Turqisë sërish kanë ardhur duke u përshkallëzuar. Turqia ka lëshuar sërish në det, “përbindshat” e flotës turke, Navtex i ri dhe Oruc Reis, duke ngritur një zonë hetimi në 24 pika, ndërsa bëri thirrje gjithashtu për çmilitarizimin e zonës së Psaras.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe Greqia ka dhënë një përgjigje të menjëhershme, pasi ajo nxorri pranë ujëravë neutrale me Turqinë, anti-Navtex nga stacioni i shërbimit hidrografik i Marinës në Heraklion.

Të gjitha këto lëvizje erdhën si pasojë e anijes së nxjerrë nga stacioni i Antalias për hulumtimin e Oruc Reis në një zonë brenda shelfit kontinental grek, midis Rodos dhe Kastellorizo.

Ndërkohë pala greke ka theksuar se Turqia po bën një aktivitet të paautorizuar dhe të paligjshëm sepse zona që shtrihet mbivendoset në shelfin kontinental grek.

Pala greke gjithashtu ka treguar se stacioni i shërbimit hidrografik të Marinës në Heraklion ka juridiksionin për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento