Skip to content
Kronikë

Sekuestrohen granata dhe kallëpe tritoli në Gjirokastër, policia arreston 49-vjeçarin

· 2 min lexim

Në prangat e policisë së Gjirokastrës ka rënë një 49-vjeçar , pasi akuzohet për veprën penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.”

Mësohet se në prangat e policisë ka rënë shtetasi me inicialet A.SH., ndërsa janë sekuestruar granata, ndezëza dhe kallëpe tritoli. “Shtetasi A. Sh. mesnatën e datës 26.07.2021, në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata. Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit A. Sh.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjithashtu materialet proceduriale në lidhje me këtë çështje i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i policisë së Shtetit:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Fushbardhë, Gjirokastër.

Shtetasi A. Sh. mesnatën e datës 26.07.2021, në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata. Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit A. Sh.

Nga kontrolli që është ushtruar në banesë u gjetën 6 granata, ndezësa dhe 5 kallëpe tritoli.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.