- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetSekuestrimi i 400 mijë dollarëve: Në akuza për pastrim parash, kush është...

Sekuestrimi i 400 mijë dollarëve: Në akuza për pastrim parash, kush është ish-ortaku i dytë i Gavoçit?

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme, u sekuestruan 400 mijë dollarë që rezultonin në emër të Aleksandër Gavoçit, i cili njihet si pronari i truallit mbi të cilin kanë qenë të ndërtuara disa banesa përballë shkollës “Petro Nini” në Tiranë, ku një vit më parë ai është përplasur me banorët që banonin në këto banesa dhe u desh ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur konfliktin. Në fund është arritur një marrëveshje dhe Gacovi u ka dhënë familjeve aty nga 150 mijë euro dhe tashmë në atë vend po ngrihet një pallat.

Sakaq, vëllai i tij, Ilir Gavoçi, ka qenë në kërkim për shkak të një vrasje të katërfishtë kryer 15 vite më parë, kur së bashku me truprojën e tij Ismet Oruçi, vranë në lokalin ‘Olalba’ në afërsi të gardës, 4 persona, Ali Beqjen 29 vjeç, ish-oficerin në ministrinë e Brendshme Altin Djegpaxhian, 34 vjeç, Alban Krujën 35 vjeç dhe Elvis Berberin 25 vjeç, që të katërt nga Shkodra. Në vitin 2007 Gavoci u dënua me 5 vite por nuk u arrestua asnjëherë. Në 2012-ën, Prokuroria kërkoi shuarjen e vendimit për shkak se nuk u arrestua gjatë këtyre 5 viteve dhe ai u shpall i lirë.

Së fundmi,  Dosja.al raporton se Gavoçi në një prej kompanive të tij, “S.A.R Ndërtim”, e cila aktualisht është me status të pezulluar, ka qenë ortak me Ardit Krajën, një biznesmen nga Shkodra dhe që të dy kanë nga 50% të aksioneve në kompaninë në fjalë.

Emri i Ardit Krajës figuron në 10 kompani, mes tyre edhe “S.A.R Ndërtim”, ku dyshohet se pastroheshin paratë bashkë me Gavoçin.

Kompanitë aktive janë pesë, “TRADE-INVEST”, që operon në fushën e import-export, shitja me shumicë dhe pakicë e të gjitha llojeve të pjesëve të këmbimit, gomave të automjeteve dhe të mjeteve bujqësore, baterive, etj; A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP SH.P.K, e cila operon në fushën e tregtimit të të gjitha llojeve të mallrave, materialeve, automjeteve me goma dhe zinxhirë të tipeve të ndryshme, makinerive, pajisjeve dhe impianteve të ndryshme të karakterit publik, industrial, bujqësor, tregtar, kulturor, sportiv, të shërbimeve, pjesë kembimi, goma te ndryshme, bated automjetesh etj; AKEEL, e cila operon në fushën e ndërtimit të llojeve të ndryshme, përfshirë rrugë, kanalizime, etj dhe montim makinerish, etj; Tirana Capital Invest që ofron realizim të punimeve te ndertimit te çdo lloji, ndertime civile dhe ekonomike, ndertime rrugesh, kanalesh, ura, ujesjellsa, rikonstruksion godinash dhe Future Enterprises and Investments që merr përsipër dhe harton projekte e ndryshme, ndërtimore të fushave të ndryshme dhe të realizimit në përgjithësi.

Por, mes kompanive të pezulluara, përveçse është ajo ku dyshohet se pastrohen paratë, ndodhet edhe një kompani e lojërave të fatit, Fair play Bast, një nga më të mëdhatë, në kohën që në Shqipëri lejohej veprimtaria e lojërave të fatit.  Ardit Kraja ishte edhe mes të arrestuarve në operacionin aksionin kundër lojërave të fatit, në muajin shkurt të këtij viti.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj