Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sektori financiar zvogëlohet për të 4 vit radhazi, pavarësisht rritjes së ekonomisë

16:52 15/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Sektori financiar zvogëlohet për të 4 vit radhazi, pavarësisht rritjes së ekonomisë

Madhësia e sektorit financiar në Shqipëri ka pësuar rënie për të katërtin vit me radhë në raport me ekonominë e vendit, duke reflektuar një prirje që ka vijuar gjatë gjithë periudhës 2020–2024. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, në fund të vitit 2024, tregjet financiare të mbikëqyrura nga kjo institucion dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) kishin një vlerë totale aktivesh që përfaqësonin vetëm 91.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Krahasuar me një vit më parë, madhësia e sektorit financiar është tkurrur me 1.2 pikë përqindje. Nëse krahasimi bëhet me vitin 2020, rënia është edhe më e ndjeshme, duke arritur në 17.6 pikë përqindje. Ky zhvillim ndodh ndonëse vlera absolute e aktiveve të sektorit financiar ka vazhduar të rritet në këto vite. Megjithatë, rritja më e shpejtë e PBB-së e ka zbehur peshën e sektorit financiar në raport me ekonominë.

Një nga faktorët që ka ndikuar negativisht në këtë raport është forcimi i monedhës vendase. Vlera e Lekut në tregun valutor ka pasur një tendencë mbiçmuese, çka ka çuar në uljen statistikore të vlerës së aktiveve të mbajtura në valutë të huaj, sidomos nga bankat, duke ndikuar në uljen e peshës së përgjithshme të sektorit.

Pjesa më e madhe e sektorit financiar vijon të mbizotërohet nga sistemi bankar, i cili përbën rreth 90% të totalit të tij. Në fund të vitit 2024, aktivet e bankave kishin arritur në 2.13 trilionë lekë, duke shënuar një rritje vjetore prej 6.6%. Megjithatë, në raport me PBB-në, pesha e këtij sektori ka rënë nga 84.5% në 2023 në 82.4% në 2024, ndërkohë që në vitin 2020 kjo peshë ishte 97.8%.

Pas bankave, kontribuesit më të mëdhenj në sektorin financiar janë institucionet financiare jobanka (IFJB) dhe shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK), të cilat në fund të 2024 përfaqësonin 4.7% të PBB-së, një rritje modeste me 0.3 pikë përqindje krahasuar me vitin 2023. Gjithsesi, edhe këto institucione janë tkurrur në krahasim me 2020-n, kur peshonin 4.9% të PBB-së.

Në vijim, fondet e pensionit dhe fondet e investimit përbënin së bashku 2.5% të PBB-së në fund të 2024, një rritje krahasuar me një vit më parë (2.3%), por shumë më poshtë nga niveli i vitit 2020, që ishte 4.4%. Këto tregje nuk janë rikuperuar ende plotësisht nga tronditja e vitit 2022, kur normat e interesit u rritën me ritme të shpejta.

Në fund të listës qëndrojnë shoqëritë e sigurimit, të cilat përfaqësonin 2.2% të PBB-së në fund të vitit 2024. Edhe pse shënuan një rritje të lehtë nga viti 2023 (2%), ato mbeten nën nivelin e vitit 2020, kur zotëronin një peshë prej 2.4%.

Të dhënat për vitin 2024 konfirmojnë një tendencë të qartë: ekonomia shqiptare është rritur me ritme më të larta se sektori financiar, duke sjellë kështu një tkurrje relative të këtij sektori në strukturën e përgjithshme të ekonomisë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
Gjykata e Sarandës kthen për hetim dosjen ndaj Saimir Kushovës

Gjykata e Sarandës kthen për hetim dosjen ndaj Saimir Kushovës

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English