Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sektori bankar në krizë? Numri i punonjësve ra me 7.1% në tre vitet e fundit. Ja kush ndikoi…

12:51 07/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Sektori bankar në Shqipëri ka pësuar një tkurrje të lehtë, jo në fitime, por në numrin total të të punësuarve në tre vitet e fundit.

Sipas ekspertëve, kjo ka ardhur si pasojë e procesit të përqendrimit të sektorit bankar, me blerjen e disa bankave të vogla nga më të mëdhatë, ose me largimin e disa të tjerave, duke sjellë një ulje të numrit të të punësuarve.

Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se, në mesin e këtij viti bankat tregtare punësonin 6,367 punonjës, me një rënie prej 4.6%, krahasuar me një vit më parë dhe 7.1% më pak, krahasuar me mesin e vitit 2018.

Punësimi në sektorin bankar arriti nivelin më të lartë në vitin 2017, me pothuajse 7 mijë të punësuar. Por, në këtë moment nisi procesi i shkrirjeve dhe bashkimeve mes bankave tregtare. Në harkun e tre viteve, bankat tregtare kanë shkurtuar gjithsej 575 vende pune.

Nga 16 banka tregtare në vitin 2018, tashmë Shqipëria ka vetëm 12 të tilla të licencuara.

“Veneto Banka” u shkri me “Intesa Sanpaolo”, “NBG Bank” me “Bankën Amerikane të Investimeve”, “Banka Ndërkombëtare Tregtare” me “Union Bank”, ndërsa “Banka e Kreditit të Shqipërisë” vendosi likuidimin vullnetar.

Ky proces përqendrimi solli dublim të pozicioneve administrative, por edhe të degëve në zona të veçanta, çka çoi në mënyrë të paevitueshme shkurtim të vendeve të punës.

Përtej kësaj tendence, numri i përgjithshëm i të punësuarve është ndikuar ndjeshëm edhe nga ndarja e degës së “BKT” në Kosovë nga banka mëmë. Kjo ka bërë që stafi i degës së Kosovës, të mos raportohet më si pjesë e bankës mëmë në Shqipëri.

Për këtë arsye, “BKT” është banka me uljen më të lartë të numrit të punonjësve krahasuar me vitin e kaluar. Veç rastit specifik të “BKT”, banka që ka raportuar shkurtimet më të mëdha të stafit, krahasuar me mesin e vitit të kaluar, është “ABI Bank”, me 13% më pak, por kjo bankë pothuajse e kishte dyfishuar personelin në 2018-n, pasi bleu “NBG”-në.

Punësimet

Banka me rritjen më të lartë të numrit të punonjësve është “Fibank”, me 7% më shumë krahasuar me fundin e 6-mujorit 2019.

“Credins” (+41), “Union Bank” (+24), “Intesa Sanpaolo” (+34), “OTP” (+31) “Raiffeisen” (+15), kanë zgjeruar personelin këtë vit, në krahasim me qershorin e 2019-s.

Ndërkohë, pandemia e Covid-19 nuk duket të ketë dhënë pasoja afatshkurtra në nivelin e punësimit të sektorit bankar. Gjatë tremujorit të dytë, sektori raportoi 14 të punësuar më shumë.

Nëse në vazhdim kriza e Covid-19 do të shkaktojë pasoja serioze për bankat, kjo mund të shtojë presionin për rritjen e eficiencës dhe uljen e shpenzimeve, duke u bërë një faktor që mund të prekë edhe punësimin.

Në afatin e gjatë, punësimi në sektorin bankar pritet të ndikohet nga proceset teknologjike dhe nga automatizimi i shërbimeve, çka mund të sjellë më pak prani fizike me degë dhe agjenci dhe rrjedhimisht më pak punonjës në rrjete.

Megjithatë, kjo do të kompensohet nga zgjerimi i stafit të lidhur me ofrimin e shërbimeve të bazuara te teknologjia.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: Bankakrizapunësimesektor

Të tjera

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë
Aktualitet

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

Gëzimi i kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e tij në të ashtuquajturin “Bord i Paqes” u paraqit si një ngjarje...

21:53 17/01/2026
Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku
Aktualitet

Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 26 vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i dyshuar si shkaktari...

14:06 17/01/2026
Para

Rama përplaset me gazetarët për ligjin “Antishpifje”, ministrja suedeze: Ne mbrojmë mediat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

21:53 17/01/2026
Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

14:06 17/01/2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

13:39 17/01/2026
Si u përdor politikisht shifra 41.3% për të justifikuar pezullimin e vizave për Shqipërinë

Si u përdor politikisht shifra 41.3% për të justifikuar pezullimin e vizave për Shqipërinë

22:27 16/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.