Pas mungesës javën e kaluar për shkak të Javës së Gjelbër, sot mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend.
Në rendin e ditës parashikohen diskutime mbi çështje të ngritura nga zgjedhësit.
Ndërkohë, kujtojmë se më 4 mars ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PER.