Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘S’e keni idenë sa entuziazëm sollën mjekët shqiptarë’, Flet ministri italian: Rama bëri një fjalim karizmatik

22:11 30/03/2020
Reading Time: 4 min lexim

Duket se mbërritja e trupës me 30 mjekë e infermierë shqiptarë në Itali ka shkaktuar shumë bujë dhe entuziazëm në radhët e shoqërisë italiane.

Kryeministri Italian Giuseppe Conte dhe ministri i Jashtëm Luigi Di Maio reaguan në rrjetet e tyre sociale ku falenderuan qeverinë dhe popullin shqiptar, teksa mjekët treguan se janë pritur në mënyrë ‘madhështore’.

https://www.facebook.com/383458618802776/posts/885657995249500/

 

https://www.facebook.com/LuigiDiMaio/videos/216365379582734/

 

Së fundmi, Di Maio ka dhënë një intervistë për ‘Opinion’, ku duke komentuar vendimin e Shqipërisë për të dërguar për asistencë 30 mjekë dhe infermierë në zonën më të prekur nga koronavirusi në Itali, u shpreh se janë emocionuar shumë italianë.

“ Jam i sigurt që do ja dalim, do ja dalim të gjithë së bashku dhe shumë faleminderit për kontributin që ka dhënë populli juaj, vendi juaj, për mjekët dhe infermierët që na keni dërguar. Ju nuk e keni idenë sa inkurajim, entuziasëm ka patur falë imazheve të mbërritjes së mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria dhe nga fjalimi karizmatik i kryeministrit Edi Rama, që bëri të emocionohen shumë qytetarë italianë, në sensin pozitiv. Sepse diskutimi i vlerave të përbashkëta, është një argument që flet për solidaritetin dhe miqësinë mes popujve dhe siç ka thënë Papa Françesku pak ditë më parë, askush nuk mund shpëtojë i vetëm nga kjo krizë. Unë besoj se Shqipëria, populli shqiptar dhe fjalët e Kryeministrit Rama përfaqësojnë atë vlerë europiane të solidaritetit, që ndoshta disa e kanë harruar. Por siç thashë edhe kur mbërritën mjekët dhe infermierët, kjo vlerë është mirëpërfaqësuar tek populli shqiptar, tek shpirti i Shqipërisë dhe tek qeveria shqiptare”.

PJESË NGA INTERVISTA:

Di Maio: Jam i sigurt që do ja dalim, do ja dalim të gjithë së bashku dhe shumë faleminderit për kontributin që ka dhënë populli juaj, vendi juaj, për mjekët dhe infermierët që na keni dërguar.
Fevziu: Mendoj që 30 mjekë dhe infermierë nuk janë një shpëtim për Italinë, por mendoj që ishte një detyrë duke kujtuar gjithçka që Italia ka bërë për ne këto 30 vjet, por edhe më parë, që nga momenti i shpalljes së pavarësisë.

Di Maio: Ju nuk e keni idenë sa injektim, inkurajim, entuziasëm ka patur falë imazheve të mbërritjes së mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria dhe nga fjalimi karizmatik i kryeministrit Edi Rama, që bëri të emocionohen shumë qytetarë italianë, në sensin pozitiv. Sepse diskutimi i vlerave të përbashkëta, është një argument që flet për solidaritetin dhe miqësinë mes popujve dhe siç ka thënë Papa Françesku pak ditë më parë, askush nuk mund shpëtojë i vetëm nga kjo krizë. Unë besoj se Shqipëria, populli shqiptar dhe fjalët e kryeministrit Rama përfaqësojnë atë vlerë europiane të solidaritetit, që ndoshta disa e kanë harruar. Por siç thashë edhe kur mbërritën mjekët dhe infermierët, kjo vlerë është mirëpërfaqësuar tek populli shqiptar , tek shpirti i Shqipërisë dhe tek qeveria shqiptare.

Fevziu: Kam ndjekur shtypin italian, por dhe entuziazmin e qytetarëve të zakonshëm në rrjetet sociale. Desha të pyes diçka. Çfarë nuk funksionoi në solidaritetin dhe me shpirtin europian të kësaj epidemie?
Di Maio: Le të themi se në këtë moment në nivel europian jemi duke diskutuar mbi masat ekonomike që do të nevojiten të ndëmerren në të gjithë kontinetin dhe jo vetëm nga vendet anëtare të bashkimit euroiian. Unë uroj që në ditët në vijim të mundet të gjendet një zgjidhje, sepse e kam thënë qartë në të gjitha mënyrat , ne si qeveri duam të shpenzojmë të gjitha paratë që nevojiten për të ndihmuar popullin tonë, sipërmarrjet tona, punëtorët tanë, të rinjtë tanë, të moshuarit tanë, të papaunët tanë. Dhe besoj se si kurrë më parë, në këtë moment nevojitet një shpirt bashkimi, vetëm me unitet do tja dalim të shpëtojmë. Pastaj mund t’ju them, se në momomentin kur ne po flasim Gjermania ka pritur në spitalet e saj pacientët tanë, nga spitale të tjera europiane kanë mbërritur materiale mjekësore, kemi patur solidaritet dhe mbështetje edhe nga disa vende të Bashkimit Europian. Edhe ata që bllokuan maskat dhe ventilatorët tanë në doganat e tyre më telefonuan dhe kërkuan ndjesë. Pra unë besoj që Europa është në një test të rëndësishëm mbi politikat ekonomike dhe financiare, sepse janë ato që do të na lejojnë të ndihmojmë të rinjtë tanë të mos emigrojnë por të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë në vendet tona.

Fevziu: Zoti ministër, Europa, dhe kur them Europa kam parasysh Italinë dhe vendet e tjera të zhvilluara, Shetetet e Bashkuara të Amerikës, u gjendën të papërgatitura për këtë epidemi, ju mendoni se tashmë do të jenë të përgatitura për krizën ekonomike që mendohet se do të pasojë këtë epidemi dhe mendohet se do të jetë e vështirë?
Di Maio: Ne duhet të jemi të përgatitur. Është e qartë që në një pandemi të kësaj natyre thuajse askush nuk ishte përgatitur. Vendet që besoj se ishin më të përgatitura ishin ato që në 10 apo 15 vitet e fundit e kanë investuar pjesën më të madhe të parave të tyre në shëndetin publik dhe sigurisht Italia nuk ka qenë një prej këtyre vendeve. Por duhet të them që edhe në takimin e G 20 të Këshillit të Punëve të Jashtme të këtyre ditëve, të gjithë vendet janë të vetëdijshëm që duhet një reagim i përbashkët. Sapo përfundova G 20 e tregtisë. Edhe atje të gjithë ministrant e tregtisë thonin qartë se reagimi duhet të jetë i përbashkët. Dhe reagimi ndaj krizës ekonomike është të investosh më shumë, të mos biesh në politikat e rrepta të shkurtimeve, dixhitalizimi dhe heqja e burokracive, sepse duhet të mbrojmë sipërmarrjet tona. Ne kemi modele sipërrmarrjesh shumë të ngjashme, sipërmarrje të vogla dhe të mesme që kanë dëshirë të eksportojnë në të gjithë botën. Në këtë krizë duhet të gjejmë forcë dhe kurajo si qeveri për të mbështetur sipërmarrësit tanë që kanë forcë dhe kurajo të shesin.

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Studimet tregojnë se po na mbron nga COVID-19: Mjeku tregon çfarë efekti ka vaksina kundër tuberkulozit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.