Sot në Bruksel zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë forcimi i partneritetit dhe integrimi gradual i vendeve të rajonit në politikat e BE-së.
Në prag të këtij takimi, presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonia Costa, ka zhvilluar një takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor, duke diskutuar përgatitjet dhe pritjet nga samiti.
Sipas burimeve diplomatike, samiti do të shërbejë për të forcuar bashkëpunimin në fusha kyçe si politika, mbrojtja, siguria dhe energjia.
Një tjetër pikë e rëndësishme do të jetë përshëndetja e mbajtjes së samitit të radhës të Bashkësisë Politike Evropiane vitin që vjen në Tiranë.