Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Salianji nga qelia: Qeveria shkon e ngrysur drejt zgjedhjeve, opozita e gjallëruar

11:23 11/01/2025
Reading Time: 3 min lexim
U lirua nga burgu, Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës

Ish-deputeti Ervin Salianji, në një letër të shkruar nga qelia ku po vuan dënimin, ka bërë një koment mbi situatën politike aktuale në vend.

“Qeveria shkon e ngrysur drejt zgjedhjeve, ndërsa opozita është më e gjallëruar se kurrë”, shkruan Salianji, duke theksuar se dinamika politike në vend është në favor të opozitës.

Pavarësisht situatës së tij personale, ai thekson se opozita duhet të vijojë betejën për të sjellë ndryshimin që qytetarët kërkojnë.

Letra e Ervin Salianjit: Shpallja nga Ministria e Brendshme se janë mbi 3.7 milionë votues për zgjedhjet e ardhshme dhe nisja e punës me listën që zyrtarisht do të afishohet në mars, pas regjistrimit të emigrantëve apo ankesave të ndryshme, është si të thuash nisja dhe nga ana zyrtare dhe burokratike e fushatës.
Nga sa mund të informohemi në burgun e Fierit, dhe asaj që ndjehet në ajër kemi një qeveri e kryeministër që po shkojnë drejt 11 Majit, të ngrysur e pa humor, dhe nga ana tjetër një Opozitë më të çelur, më të gjallëruar më entuziaste.

Fakti që Rama e qeveria duken të ngrysur, të lodhur, por të pangopur për ti vënë kazmën Shqipërisë po punon me kapjen, patronazhimin e votës edhe në diasporë! Turinjtë e varur të qeverisë kanë të bëjnë me konsumin nga pushteti i stërzgjatur, nga mungesa e ideve dhe vizionit. Kanë të bëjnë me pakenaqësinë e madhe tek njerëzit, prej varfërisë e korrupsionit. Si dhe nga problemet e thella te brendshme mes tyre. E po ashtu, nga një lloj parehatie që vjen prej shqetësimit se ku do të bjere zilja e radhës, në cilen derë abuzuesi a zyrtari të lartë të kapur në afera, a lidhje me krimin.
Duket qartë që Rama nuk ka asgjë tjetër për të thënë përveç “suksesit” me turizmin, që ende nuk dihet sa e ka ndihmuar jetën e qytetarit të zakonshëm.
Ndaj ai kërkon të asociohet me kodra të bukura, me male të thepisura, me lugina e mjegull, apo ndonjë dëborë andej këndej. A thua se ai është krijuesi i kesaj mrekullie. A thua se shqiptaret kanë mendjen e Spiropalit dhe besojnë se skenderbeu i saj ka fuqi mbinatyrore, për të formesuar relieve e dukuri meteorologjike.
Është ironike se si ai i bën jehonë një shkrimi të Bild për turizmin këtu tek ne, dhe kjo del në gjithë ekranet e portalet, ndërsa pak kohë më parë, një artikull i të njëjtës media që fliste për lidhjet e qeverisë me krimin qarkullonte si material i fshehtë, pasi pjesa më e madhe e shtypit nuk e pasqyroi, e aq më pak reagoi qeveria.
Edi Rama po thotë më jepni mandatin e katërt sepse Vabona është mahnitëse, se Palasa ka ujë të kulluar dhe se Ksamili i ngjan Maldiveve.
Duke tentuar me këtë rast të mbulojë me këtë fasadë gjithë zullumin e madh 12 vjeçar, financiar e të lidhjeve me bandat e trafikantët ndërkombëtar të drogës, një prej të cilëve denoncova unë në konferencë për shtyp. Lidhjet e atij që unë denoncova ishin shumë speciale, qe vëllai i Ministrit të Brendshëm. Ky i fundit më së shumti prej lidhjeve me bandat do ofrojë dhe mirëqeverisje në Parlament, ndërsa disa mjerane në gjykatë u vendosën në dispozicion të inatit kryeministror pasi i prisha komoditetin me publikimin me fakte të lidhjeve me krimit e korrupsionin masiv të qeverisë!
*
Opozita dhe miqtë e mi demokratë nuk kanë asnjë arsye për të kaluar në eufori dhe e di se nuk do ta bejne. Pakenaqesia deri në revoltë ndaj qeverisë asnjëhere nuk mjafton për të sjellë ndryshimin. Njerezit janë të zhgenjyer nga politika dhe duhet punuar shumë për të ndertuar një besim të ri. Qytetarêt kanë nevojë për garaci që i kanë humbur në këto 12 vite.
Unë jam dakord sigurisht që eventet e dhjetorit të kremtohen pasi lidhen me motin e lindjes së forces tonë politike. Apo edhe te janarit. Por ama nuk jemi në kushtet për të inaguruar e qendruar gjatë në muzeun tonë, pasi koha nuk pret. Sigurisht këto momente kanë të bejne me identitetin dhe tiparet tona ideologjike, e kanë rendesinê e tyre. Por qytetarët kanë halle të tjera. Dhe çdo ditë larg tyre, do të ishte një ditë e çuar dem.
Ndaj fokusi duhet të jetë i qartë, ekonomia. Dhe garancitë që shqiptarët duan se një qeverisje e keqe, me korrupsion e krim si kjo e 3 mandateve të fundit, s’do të ndodhë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: burgErvin Salianjin

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Veriu përfshihet nga dëbora, probleme me energjinë në disa fshatra

Veriu përfshihet nga dëbora, probleme me energjinë në disa fshatra

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English