Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Salianji nga Hasi: Rama dështoi me kapjen e opozitës

18:05 21/03/2024
Reading Time: 3 min lexim

Deputeti i opozitës, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe mbështetësit e Hasit demokratë.

Gjatë takimit ai u shpreh se kryeministri Edi Rama dështoi me “planin ogurzi” për kapjen e opozitës dhe se kjo e fundit tashmë është e bashkuar.

Ai deklaroi se demokratët duhet të tregojnë se janë alternativë qeverisëse për Shqipërinë në vitin 2025 kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Deklarata e plotë:

Te dashur miq

Motra e vellezer

Qytetar

Një ajer tjeter sa hyn këtu. Ka më shume oksigjen lirie, kurajo e vendosmerie. E ndjen antikonformizmin, papajtushmerinë me të keqen, shpirtin rrebel. Me keto cilesi ju ja dolet që ta ruanit si ishull këtê bashki ne zgjedhjet e fundit, duke i bërê balle metodave e mjeteve të paligjshme të rilindjes, e duke treguar se me vullnet, me trimëri, me pune, me energji, me fryme, fitohet.

Nje leksion i vyer që duhet ta kemi parasysh të gjithë.

Shqiperia është ne ditê të veshtire, teksa po hyjme ne vitin e fundit të mandatit të trete të Edi Rames.

Ju jeni njerez politike dhe e njihni mire realitetin. Sidomos e keni shumë të qarte diferencen mes asaj që ju vjen ne vesh nga propaganda agresive e qeverise, si arritje e madhe, si sukses e parajsë, dhe asaj qe shihni e jetoni.

Ju mund të degjoni se Shqiperia u rrit shumë në skenen e madhe nderkomebatare, po shihni se braktisja e qytetareve në nevojat bazike, aty ku pensionisti, fermeri, studenti, profesionisti i ri ka nevoje të kete në krah ndihmen qe politika dhe ekzekutivi ofron, eshte evidente.

Kemi nje qeveri që i ka lene njerezit të mbijetojnë në fatin e tyre, pasi 24 orë eshte e fokusuar vetem në projekte e plane që sa i gervish pak del se janë afera perfitimi.

Dhe kane krijuar nje klime mbytese, një ide fataliste se keshtu janë punet, nuk ke çfare i ben.

Dhe me keq, s’ke ku ankohesh, s’ke ku apelon. Se ne çdo drejtim, do gjesh nje dore te zgjatur të Edi Rames.

Dhe kjo deri diku qendron. Ai e ka mbyllur sistemin, me gjithe pushtetet nen sqetull, e vete qendron ne krye.

Kishte një plan edhe me ogurzi. Por nuk i eci.

Vetem tek opozita deshtoi. Beri çdo perpjekje prej vitesh për ta bere edhe Partine Demokratike nje nga ingranazhet e mekanizmit që ka nen kontroll.

Donte ta kishte departament të establishmentit.

Luftoi shume për këtë e solli jo pak deme. Ne shpenzuam kohe e energji në një beteje mes vedi.

Por, ja ku jemi sot. Opozita shpetoi nga kapja, jemi të bashkuar, dhe jemi te vendosur, me pasion e te palekundur. Une e kam bindje se meriten e madhe ne kete arritje aspak te vogël e kane demokratet, qendrestaret, ata që kanê perfituar gjithnjê me pak ose te fundit, e qê kane vuajtur më shumë.

Demokratet ketu ne Has e kudo ne Shqipëri, u bene guida jone, na treguan se cila ishte rruga. Dhe nuk ishte tjeter, vetem ajo që të linim ndasitë e të behemi bashke.

Nuk shpetuam vetëm nderin tonë, por ruajtem nga copetimi e nga shuraja një aset të madh publik, qe eshte Opozita.

Imagjinoni që në kete situate ku është vendi, të kishim një PD që kordinohej nga qeveria. Dhe ju e patë se projekti ishte, dhe ishte vënë në jetë.

Ne nuk e lejuam, ju ne radhë tê parë nuk e lejuat.

Por të dashur miq, ky eshte vetem nje hap në kete marrezi te madhe 11 vjeçare qe luhet me vendin e të ardhmen tone.

Nuk kemi asnjë dite per te humbur, apo për të kakuar në eufori boshe. Koha ështe per te bere tanime hapin tjetër cilesor, me te rendesishem ndoshta.

Te tregojmë se jemi alternativa e Shqiperisê ne vitin 2025.

Mes shume sfidave qe kalon vendi, të deshmojmë se jemi zgjidhja.

Mes skepticizmit dhe humbjes së besimit tek politika, të provojmë se tek ne mund të besohet.

Mes korrupsionit të instaluar si normë, si kulture qeverisëse, të manifestojmë integritet e ndershmëri.

Eshtë njê sprove jo e vogel, po ne mund dhe ne duhet tja dalim. Me sakrificë, me vendosjen e interesit të madh para kalkulimeve tona, me perkushtim të perditshem dhe ne kontakt të ngushtë me njerezit.

Asgjë nuk është e pamundur.

Te shkojme me qytetaret, të kuptojme sensin e tyre, aspiraten qe kane. Çfare duan, çfare enderrojne, nga se druhen. Dhe te marrim vendimet qe duhet e te udheheqim me vendosmeri kur duhet.

Rilindja mundet, dhe demokratet e kane ne adn forcen per të fituar, për të triumfuar edhe atehere kur situata duket e pashprese.

Bashke dhe me qytetaret!

Etiketa: edi ramaErvin Salianjiopozita

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para
Dialogu “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA

Dialogu “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.