Skip to content
Politikë

Salianji kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton seancën për rekursin

· 1 min lexim

Gjykata e Lartë ka caktuar seancën e rekursit për Ervin Salianjin në 11 mars 2025, në orën 10:00.

Ish-deputeti demokrat kërkon pafajësinë, ndërkohë që çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Sokol Binaj.

Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Jetmir Olldashi, u dënua me 6 muaj heqje lirie, të cilat u pezulluan dhe konvertuan në 100 orë punë në interes të publikut.

Në shtator të vitit 2024, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin e Salianjit, i cili e cilësoi procesin si të montuar dhe veten si të dënuar politik.