Ditëb e sotme ka reaguar kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, pas deklaratës së Sali Berishës i cili kërkoi dorëheqjen e tij, duke e “shënjestruar” se është i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Metani është shprehur se “kushdo që ka ankesa apo akuza të shkojë në prokurori”.
Ndër të tjera ai theksoi se “çdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë”.
“Unë nuk kam dëshirë të merrem me komente politike, por do respektoj pyetjen tuaj. Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori.
Se dyti, cdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë! Ta harrojë!“, është shprehur Artur Metani.